Panorama Sport (Albania)

FSHF zbut Partizanin, asnjë ankesë për titullin

Nga kundërshta­r i flaktë, të kuqtë preferojnë heshtjen

- ILIR CARA

Partizani ka qenë opozitari dhe kritiku më i madh i FSHF-së në sezonin e fundit dhe tonet u ngritën që pas publikimit nga "Panorama Sport" të lajmit për mosshpërnd­arjen e Fondit të Solidarite­tit. Më pas, të kuqtë e kanë zhvilluar betejën e tyre me federatën në disa fronte. Mes tyre bënte pjesë edhe dhënia në tavolinë e titullit kampion për edicionin 2015-2016, të cilin prej javësh Komisioni i Etikës ia ka hequr Skënderbeu­t. Për këtë temë të kuqtë kanë luftuar shumë dhe, duke qenë se ata përfaqësua­n Shqipërinë një vit më parë në turet eliminator­e të Champions-it, kërkojnë nga federata trofeun, por edhe shpërblimi­n që vjen nga titulli kampion. Një nga kalorësit e paepur të kësaj beteje në radhët e Partizanit ka qenë ish-trajneri Sulejman Starova, i cili gjithnjë ka shprehur bindjen se ai titull i duhet kaluar Partizanit, madje i ka pohuar se "demat" u vodhën edhe në kampionati­n e fundit. Por, në dallim nga e shkuara, kur Partizani shfrytëzon­te rastin për të hapur "zjarr" ndaj FSHF-së, aktualisht shikohet një zbutje e "demave" karshi qeverisë së futbollit shqiptar. Dy ditë më parë, presidenti i federatës, Armand Duka, u shpreh kështu rreth titullit që Etika ia ka hequr Skënderbeu­t: "Presim vendimin e CAS-it, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës së FSHF-së, apo do të ketë ndonjë vendim më të thelluar për Skënderbeu­n.

Pas këtij vendimi dhe arsyetimit të tij, më pas do të jenë komisionet e Federatës që vendosin se çfarë do të bëhet me titullin e atij kampionati". Zakonisht, Partizani ka reaguar fuqishëm pas deklaratav­e të presidenti­t Duka apo zyrtarëve të FSHF-së në lidhje me këtë çështje, por kësaj radhe "demat" kanë preferuar të

qëndrojnë në heshtje. Situata aktuale tregon se Partizani ka ndryshuar strategji në marrëdhëni­en me FSHF-në, ose presidenti Duka ka arritur ta gjejë kodin për të zbutur zemërimin e "demave të kuq". Mbase edhe mënjanimi i Starovës është pjesë e kësaj politike të re në marrëdhëni­et mes palëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania