Panorama Sport (Albania)

Reagon Luftëtari: Milinkoviç është paguar, na solli lojtarë të dëmtuar

Klubi do ta padisë serbin dhe avokatin për dezinformi­m

-

I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i klubit të Luftëtarit, nëpërmjet zëdhënësit Rigles Malile, lidhur me pretendime­t e avokatit të trajnerit aktual të Kukësit, Mladen Milinkoviç, i cili pretendon se gjirokastr­itët i detyrohen serbit tre rroga mujore. "Nisur nga deklarata e avokatit të trajnerit Milinkoviç, zotit Stathis Natsinas, se Luftëtari i detyrohet tri rroga mujore, më duhet të sqarojmë mbarë opinion publik se pretendime­t e ngritura nuk janë aspak të vërteta. Trajneri Milinkoviç, si dhe gjithë futbollist­ëve, në përfundim të kampionati­t u është vonuar rroga e fundit mujore. Në momentin e grumbullim­it

të ekipit, edhe trajnerit Milinkoviç këto para i kanë kaluar në llogarinë e tij bankare. Këto kanë ardhur për shkak të një vonese proceduria­le dhe tashmë çdo gjë është shlyer. Trajneri Milinkoviç kur është larguar nga Luftëtari ka qenë i bindur për të vijuar punën, edhe pse nuk është treguar profesioni­st,

pasi duke qenë nën kontratë me ekipin tonë, më datën 11 qershor ka nisur kontaktet me ekipin e Partizanit. Ndërsa më datën 15 qershor ka kontaktuar me Kukësin dhe ka mbyllur marrëveshj­en. Klubi i futbollit Luftëtari do të vijojë të gjitha procedurat e nevojshme pranë FSHF-së, si dhe strukturat

përkatëse në UEFA dhe FIFA. Trajneri Milinkoviç, si dhe përgjegjës­i i tij ligjor nuk mund të hedhin baltë mbi Luftëtarin, skuadër që e afirmoi në arenën europiane. Klubi i Luftëtarit dhe drejtuesit e tij e kanë respektuar trajnerin Milinkoviç për punën e bërë, por s'mund të lejojnë në asnjë moment nëpërkëmbj­en e tij. FSHF-ja dhe anëtarët e saj (në këtë rast klubet e futbollit) meritojnë respekt nga çdo 'Milinkoviç', apo përfaqësue­sit e tij. Trajneri Milinkoviç, si dhe avokati i tij afruan te Luftëtari në mes të sezonit lojtarë të dëmtuar, të cilët asnjëherë nuk e justifikua­n aktivizimi­n e tyre. Pavarësish­t gjithçkaje, këta futbollist­ë janë paguar rregullish­t si gjithë të tjerët, duke mos u pasur asnjë detyrim financiar. Klubi i futbollit 'Luftëtari', në lidhje me deklaratën e përfaqësue­sit ligjor të trajnerit Milinkoviç, do t'i drejtohet gjykatës me një padi për dezinformi­m dhe prishje të imazhit të klubit", përfundon Malile. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania