Panorama Sport (Albania)

Flamurtari­n e ndëshkon një shqiptar

Duro, i pakënaqur: Disa nga lojtarët kryesorë në skuadër duhet të bëjnë më shumë

- ERMAL SIKA

Flamurtari ka humbur në miqësoren e djeshme të luajtur në tokën greke ndaj skuadrës Apollon Pontou në shifrat 21. Edhe pse ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka bërë një lojë relativish­t të mirë, disfata nuk është shmangur dhe goli i Mustës në pjesën e dytë ka vlejtur vetëm për statistikë. Interesant është fakti se vlonjatët janë ndëshkuar nga një futbollist i ri me origjinë shqiptare, Xhani Dunga, i cili ka realizuar dopietë.

NDESHJA - Flamurtari e nis takimin në sulm, por Alvesh nuk tregohet i saktë para portës kundërshta­r, pasi gjuajtjet e tij priten nga portieri vendas, ose janë jashtë kuadratit. Vlonjatët në këto minuta duken në formë

dhe mundohen të gjejnë golin, por janë të pafat. Dhe, në momentin e tyre më të mirë, vjen ndëshkimi. Dunga, futbollist me origjinë shqiptare i rritur në Greqi, ka pasi ka marrë një asist nga një prej shokëve të skuadrës, nuk ka gabuar përballë Nurkoviçit, të cilin e mposht me një gjuajtje të saktë. Kundërpërg­jigjen vlonjatët me Alveshin, Nezirajn dhe Useinin, por nuk shënjestro­jnë siç duhet portën kundërshta­re. Dhe, kur nuk shënon, e pëson. Dunga në minutën e 42-të arrin të gjejë edhe një herë tjetër rrugën e rrjetës, duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij. Me fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, trajneri Duro hedh në fushë disa prej lojtarëve që ka në dispozicio­n. Minuta e 50-të dhe Sidibe krijon panik te vendasit, pasi gjuajtja e tij përplaset në shtyllë. Vlonjatët godasin portën, por do të vijë minuta e 72-të, kur Musta me kokë, pas një harkimi, e ndal topin në rrjetë. Pas këtij goli, Flamurtari

bëhet edhe më kërkues në lojën e tij, por Bushiç dhe lojtarët e tjerë të skuadrës shpërdoroj­në shumë, çka bën që takimi të mbyllet me fitoren e skuadrës helene.

DEKLARATA - Edhe pse i kënaqur nga loja e skuadrës së tij, sidomos në fraksionin e parë të takimit, trajneri

Shpëtim Duro ka pasur kritika për disa prej lojtarëve. "Në 30 minutat e para të ndeshjes kemi bërë një paraqitje të mirë dhe jam i kënaqur nga skuadra. Ndërsa në pjesën e dytë kemi çeduar disi. Disa prej lojtarëve kryesorë duhet të bëjnë më shumë", ka thënë trajneri për "Panorama Sport".

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania