Panorama Sport (Albania)

Lushnja superiore, por Albpetroli e sfidon për 45 minuta

Patosarakë­t rezistojnë një pjesë pa pësuar gol

-

Pavarësish­t se është pjesë e Kategorisë së Dytë, Albpetroli ka arritur t'i bëjë ballë më së miri për 45 minuta skuadrës së Lushnjës, e cila do të luajë në Superiore, duke mbajtur të paprekur portën e tij. Megjithatë skuadra patosarake është dorëzuar pa kushte në fraksionin e dytë, duke pësuar jo pak, por plot pesë gola nga ekipi që drejtohej nga Bano.

PJESA E PARË - Me statusin e ekipit që do të luajë në elitë sezonin e ri futbollist­ik, Lushnja do të jetë e para që do të kërkojë golin me anë të Pepës që minutën e gjashtë të takimit, por portieri Baba tregohet i vëmendshëm dhe arrin të presë gjuajtjet e sulmuesit mik. Loja zhvendoset në mesfushë dhe me kalimin e minutave myzeqarët e kanë të vështirë që të depërtojnë në zonën kundërshta­re, çka i detyron që të provojnë goditjet nga distanca, të cilat nuk janë të sakta. Ndërkohë që në minutën e 25-të, Hatia futet bukur në zonën e Lushnjës dhe rrëzohet. Patosarakë­t pretendojn­ë për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi kryesori Ferrataj. Pjesa e parë e takimit do të mbyllet pa gola, pavarësish­t këmbëngulj­es së Lushnjës.

PJESA E DYTË - Me fillimin e fraksionit të dytë të takimit, Romario Prifti do të ketë një rast të artë për të shënuar për Albpetroli­n, por gjuajtja e tij përballë portieri mik gjen shtyllën pingule. Kaq është dashur që myzeqarët të "zgjohen" dhe ta kthejnë ndeshjen në festi-

val golash. Ndërkohë që dy trajnerët kanë aktivizuar edhe lojtarët e stolit. Branica hap serinë e golave për ekipin e tij në minutën e 55-të dhe, më pas, është Prençi që dyfishon. Albpetroli e ka të vështirë të reagojë, ndërsa në minutën e 75të është edhe Pepa, i cili arrin

të gjejë rrugën e rrjetës. Ka ende minuta dhe rrjedhimis­ht gola. Canka e Voda do të mbyllin takimin me golat e tyre, ndërsa patosarakë­t janë të dorëzuar dhe pa mundur që të shënojnë të paktën një gol në portën kundërshta­re. Amarildo Gropa

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania