Panorama Sport (Albania)

Teuta e Kukësi, paqe në miqësore

Trajneri Magani i kënaqur nga skuadra e tij, kuksianët në pritje të golave të sulmuesve

- JETON REXHMATI

Në barazim 1- 1 është mbyllur takimi miqësor i luajtur në Strugë ndërmjet Teutës dhe Kukësit. Për Kukësin ka shënuar shkodrani Shtubina, ndërsa golin e barazimit për skuadrën bregdetare e ka realizuar Nijas Lena, i cili, në pjesën e dytë nga pika e bardhë, ka ndëshkuar kuksianët, me të cilët u shpall kampion në sezonin e fundit. Të dy trajnerët e kanë nisur ndeshjen duke u besuar lojtarëve më në formë, ndërsa në pjesën e dytë përdorën edhe disa zëvendësim­e. Ky test vjen në kuadrin e përgatitje­ve që skuadrat po zhvillojnë në Maqedoni në prag të sezonit të ri, që nis më 9 shtator.

Takimi nis i ekuilibrua­r pasi të dyja skuadrat, si fillim, mundohen të studiojnë njëra- tjetrën dhe të përfitonin nga befasia me anë të kundërsulm­eve. Teuta e shfrytëzon shumë mirë energjinë e lojtarëve të rinj në krahë si Cyrbja, Shehaj, Beqja, si dhe nigeriani Sunday. Ndërsa eksperienc­a e lojtarëve të verilindor­ëve, kryesisht në mbrojtje, bën që të mos rrezikohet porta e Koliçit. Në pjesën e parë janë kuksianët që e kërkojnë golin më shumë dhe në minutën e 17-të e gjejnë golin me anë të ish-lojtarit të Vllaznisë,

Ndriçim Shtubina, i cili po bën goleadorin te Kukësi. Përpos rasteve që patën të dyja skuadrat në minutat në vijim, pjesa e parë u mbyll me golin e ishkapiten­it të Vllaznisë. E dyta nis me ndryshime në të dy kampet, ku trajnerët Gugash

Magani dhe Mladen Milinkoviç u japin mundësi edhe lojtarëve të tjerë që të marrin minuta në këtë takim, por edhe për freskuar ekipet, pasi vijnë nga përgatitje me ngarkesa të larta. Kështu Magani hedh në fushë Moçkën dhe Bilalin e më pas

të rinjtë, Vila dhe Lajthia. Ndërsa Milinkoviç i kundërpërg­jigjet me Bakajn, Idrizin, Peposhin, Frashërin, Kalen, Meminin. Edhe pse një ndeshje miqësore, ekipet luftojnë shumë për të marrë një rezultat pozitiv, ku Kukësi kërkon të shënojë golin e dytë, ndërsa Teuta të barazojë. Përpjekjet e durrsakëve shpërblehe­n në minutën e 77- të, kur ish- mesfushori i Kukësit, tashmë kapiten i durrsakëve, Nijas Lena, barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Protagonis­t i 11-metërshit u bë Alla me ndërhyrjen e gabuar ndaj Lenës. Përfundimi i ndeshjes ka kënaqur më shumë trajnerin e Teutës, pasi Magani shikon progres te skuadra që ai drejton.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania