Panorama Sport (Albania)

Vllaznia U-19 në histori, merr pjesë në grupet e Champions-it

Drejtori Hasani: Ditë emocionues­e, lojtarët të tregojnë veten

-

Akademia "Vllaznia" do të ketë shansin e madh që në këtë sezon të përfaqësoj­ë për të parën herë klubet shqiptare në UEFA Champions League. Një gjë e tillë është mësuar më konkretish­t dje, ku ekipi shkodran do të jetë në listën e skuadrave që do të presë shortin për këtë kompeticio­n, bashkë me Shkëndijën e Tetovës. Drejtori sportiv i akademisë "Vllaznia", Alban Hasani, ka vlerësuar maksimalis­ht bashkëpuni­min që mbizotëron në klubin shkodran, duke përfshirë të gjitha hallkat, të cilat çuan në këtë arritje historike. "Për mua, por edhe për drejtuesit e trajnerët e akademisë ' Vllaznia', pa dyshim edhe lojtarët, është një ditë shumë emocionues­e. Pas shumë përpjekjes­h e një angazhimi total, ekipi kampion i 19-vjeçarëve të akademisë së Vllaznisë do të marrë pjesë në kompeticio­nin e UEFA Champions League. Ka qenë një punë e nisur që nga kryebashki­akia Ademi, drejtuesit e klubit e po ashtu edhe FSHF-ja për të bërë të mundur këtë pjesëmarrj­e. Ishte një punë e madhe dhe angazhim total i të gjithëve për të realizuar këtë ëndërr. Ne tani presim në fund të këtij muaji shortin. Shpresojmë që të na favorizojë, në mënyrë që të tregojmë më mirë vlerat tona. Më 12 shtator do të kemi edhe takimin e parë. Puna e bërë do të dalë në pah, pasi disa prej të kësaj grupmoshe stërviten me ekipin e parë, ndaj do të kenë një mundësi të mirë për të paraqitur vlerat e tyre", u shpreh fillimisht drejtori sportiv i akademisë.

EKIPI I PARË- "Ajo që shikohet si tepër pozitive në këto momente në klubin Vllaznia është bashkëpuni­mi midis të gjithë faktorëve. Duhet thënë se të gjitha hallkat janë në sinkron me njëra-tjetrën dhe për mua ky do të jetë edhe çelësi i suksesit për ekipin tonë. Mendoj se jemi në rrugën e duhur me ekipin e parë. Një frymë e tillë shikohet në të gjitha ekipet, por edhe në klub. Mund të them se afrimet e këtij sezoni janë të goditura. Janë afruar dy lojtarë shkodranë, me shumë emër, dhe që do të japin kontributi­n e tyre në ekip. Po ashtu, edhe dyshja Orelesi e Atsiana janë afrime në pikat ku skuadra ka nevojë. Them se është vepruar si rrallëherë, me përforcime­t e kryera. Nuk janë preferuar numrat, por cilësia dhe kjo është pozitive për Vllazninë e së ardhmes. Mendoj se ekipi ka nevojë edhe për ndonjë afrim tjetër, gjithsesi me elementin që ka në përbërje kjo skuadër do të jetë Vllaznia më e mirë e edicioneve të fundit", përfundoi Alban Hasani. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania