Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, FSHF dyfishon numrin e tifozëve në stadium

1 752 të pranishëm për ndeshje është mesatarja e Superiores

- ILIR CARA

Federata Shqiptare e Futbollit gjatë ditës së djeshme është prezantuar me një risi, botimin e statistika­ve të edicionit futbollist­ik për edicionin 2016-2017. Përpos këtij botimi special, federata pas disa kohësh ka hedhur në qarkullim edhe revistën "Albania Futboll". Në këtë rast duhet përgëzuar puna e bërë nga FSHF-ja në botimin e statistika­ve të edicionit të fundit të futbollit shqiptar, gjë e cila nuk kishte ndodhur më herët. Botime të tilla i vijnë shumë në ndihmë opinionit sportiv në vend, pasi dihet se, në shumicën e rasteve, mungon transparen­ca në publikimin e detajeve dhe shifrave që kanë të bëjnë me mbarëvajtj­en e futbollit në vend. Por, nga një vëzhgim i "Panorama Sport" në lidhje me pasqyrimin e shifrave të tifozëve të pranishëm në stadiumet shqiptare në 36 javë kampionat të Kategorisë Superiore, shikohet një dyfishim shifrash. Sipas buletinit të botuar nga FSHF del se në kampionati­n e fundit kanë qenë 630 872 tifozë të pranishëm në stadiume në 36 javët e luajtura. Por, përllogari­tja në këtë pasqyrë nuk është e saktë, pasi në çdo ndeshje shikohet që numri i tifozëve në stadium u shkruhet të dy klubeve. Për shembull: Në ndeshjen e javës së fundit të kampionat mes Vllaznisë dhe Tiranës, luajtur në "Loro Boriçi" të dy klubeve u janë shkruar nga 10 mijë tifozë, pra me një logjikë të thjeshtë i bie që të pranishëm të kenë qenë 20 mijë veta, gjë e cila nuk është e vërtetë. Duke nisur nga kjo logjikë, i bie që numri i përgjithsh­ëm i tifozëve të jetë përgjysmua­r, pra jo 630 872 sa publikon FSHF, por 315 436 veta. Me një përllogari­tje të thjeshtë matematiko­re i bie që mesatarja e tifozëve për një javë në Superiore të ketë qenë 8762 tifozë, ose thënë ndryshe 1 752 tifozë për ndeshje. Sipas buletinit të FSHF- së, ndeshjet e Tiranës janë me shikueshmë­rinë më të madhe, pasi në kolonën është shifra

90 774 tifozë.

ÇFARË NUK SHKON ME SHIFRAT Duke ditur që bëhet fjalë për një kampionat me 10 skuadra, ku janë luajtur katër derbe të kryeqyteti­t, katër përballje mes tri skuadrave që rivalizuan shumë për titullin, Partizanit,

Skënderbeu­t dhe Kukësit, pa harrur edhe sfida të veçanta me Tiranën, Vllazninë dhe Flamurtari­n, i bie që shikueshmë­ria të jetë shumë e ulët. Problem tjetër te pasqyrimi i shifrave të tifozëve në stadium janë edhe vendimet e disa klubeve që kanë aplikuar

me hyrjen falas në ndeshjet brenda. Kukësi e ka praktikuar shpesh hyrjen falas për tifozët në sfidat brenda, gjë të cilën e kanë aplikuar në raste të veçanta edhe klube të tjera si Luftëtari, Skënderbeu, Laçi dhe Tirana, e cila në pjesën e dytë të sezonit e ka lënë falas tribunën përkarshi. Pak gjasa ka që në ndeshjet, ku hyrja e tifozëve është falas, numri i të pranishmëv­e të jetë i saktë, por në të tilla raste shkruhet me përafërsi. Ndikim tjetër te shikueshmë­ria ka të bëjë edhe vendimet e federatës, që dënon klubet me zhvillim ndeshjesh pa praninë e tifozëve. Takime të tilla kanë qenë të shumta në sezonin e fundit dhe, në të tilla raste, në buletin shkruhen 20 tifozë për takim. Korabi, ndonëse e mbylli kampionati­n në fushë asnjanëse, e nisi sezonin me stadiume të mbyllura, pasi ishte i dënuar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania