Panorama Sport (Albania)

Tre të rinj në listë, Panuçi… me dopio-krahë

Pritet edhe Valon Ahmedi, Shqipëria e nis me tri risi

- OLSI TUJANI

Tri emra dhe deri tani vetëm një nga lojtarët aktualë që duket se do të "digjet". Panuçi më 28 gusht do të zbardhë listën e të grumbullua­rve, por paraprakis­ht bëhen me dije edhe ndryshimet nga e shkuara. Edhe pse ka deklaruar se do të vijojë punën e De Biazit me grupin e "gatshëm" të lojtarëve, në listën e tij parashikoh­et të jenë të paktën tre emra të rinj. LINJA E MAJTË

I pari është Hysen Memolla, mbrojtësi i majtë që po shkëlqen me Hajdukun e Splitit. 25-vjeçari ka marrë vlerësime pozitive thuajse në çdo ndeshje në këtë edicion në Ligën e Europës, duke rënë në sy edhe të ekspertëve ndërkombët­arë, ndaj Panuçi e ka parë të arsyeshme ta ftojë. Duket se Aliji do të vuajë për të qenë pasuesi i kapitenit Agolli. LINJA E DJATHTË

Alternativ­at nuk mungojnë, mirëpo Panuçi pritet që të sjellë në Kombëtare një mbrojtës të djathtë që është vëzhguar gjatë nga De Biazi. Ivan Balliu, futbollist­i i rritur në akademinë e Barcelonës, i cili aktivizohe­t te Metz, mund të jetë dubluesi i Hysajt. Panuçi e ka takuar pak javë më parë në Francë dhe, me sa duket, ka dhënë pëlqimin e tij për të përfaqësua­r Shqipërinë, ndonëse ka pasaportë spanjolle. Së fundmi është pajisur me pasaportën shqiptare. MESFUSHA

Risitë e listës "Panuçi" pritet që të prekin edhe mesfushën. I treti që pritet të ftohet, është Valon Ahmedi, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësue­ses Shpresa. Mesfushori organizati­v tregoi se është një element me shumë perspektiv­ë duke ndihmuar me lojën e tij që Maribori të kualifikoh­ej në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, i vlerësuar shpeshherë si lojtari më i mirë në fushë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania