Panorama Sport (Albania)

Pica, pije dhe shumë biseda, Memolla rrëfen bisedën me Runin

Mbrojtësi i ri i Kombëtares: Idhulli im, kisha frikë t'i flisja...

-

Hysen Memolla është afrimi më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit, por ky nuk ka qenë gëzimi i vetëm i javës së fundit. Memolla ka treguar për mediat kroate se të enjten e kaluar, pas ndeshjes mes Evertonit dhe Hajdukut në Ligën e Europës, ai kishte pasur fatin e madh që të takonte një nga idhujt e fëmijërisë, Uejn Runi, me të cilin shorti e kishte përzgjedhu­r që të bënte testin antidoping në përfundim të takimit. "Hapa derën dhe hyra në dhomën e antidoping­ut dhe para meje shfaqet Runi. Ngriva për një moment, nuk më besohej që ishte ai, eca dhe u ula, kisha turp të flisja ndonjë gjë. Kur isha fëmijë e admiroja si një tifoz i Junajtid dhe tani ai ishte i ulur para meje", tregon Memolla.

BISEDA - "Pas pak sekondash, Runi pa dokumentet dhe më tha 'Memo?'. Filluam të qeshnim e flisnim dhe më bëri çudi se sa i hapur dhe i komunikues­hëm ishte, ndonëse përreth tij kishte vazhdimish­t zyrtarë të Evertonit, që ofronin rroba të thara, shapka, pije... Ai më pyeti rreth familjes sime dhe si po ia kaloj në Kroaci, nëse ishte nxehtë. Gjëra të zakonshme që çdokush mund të pyesë. Me të vërtetë një tip i shkëlqyer", vijoi shqiptari.

TESTI - Asnjë prej tyre nuk arrinte të bënte testin e urinës, ndaj qëndruan rreth dy orë duke biseduar në dhomën antidoping. "Kemi ngrënë pica edhe pimë, por pjesën më të madhe të kohës folëm. Unë e pyeta si ishte Fergusoni si trajner. Më tregoi se jetonte pranë stadiumit të Mançesteri­t dhe gjëra të tjera... Ai më tha se ishte e natyrshme për lojtarët të çuditeshin kur brohoritni­n 45 mijë tifozë në 'Goodison Park' se ishte debutim i veçantë. Por unë qesha dhe i thashë se ai duhej të priste të shihte se si ishte një atmosferë e vërtetë stadiumi vetëm kur të vinte në 'Poljud'. Qeshi dhe më pyeti pse dhe unë i thashë se tifozët më të mirë në botë do ta presin aty. Më tha se njihte skuadrat kroate, njihte Hajdukun e Dinamon dhe e dinte se atmosfera në stadium do të ishte e shkëlqyer".

PREMTIMI - Memolla nuk shkëmbeu fanellën me yllin anglez. "Ia kishte dhënë më parë fanellën Karbonieri­t, por më premtoi se do të më ruante një me numrin 10 në ndeshjen e kthimit", rrëfeu Memolla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania