Panorama Sport (Albania)

Inter, Sunin urdhëron: Në merkato, pasi të shesim

Lista e afrimeve është e gjatë, por rebusi qëndron te largimet

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Merkato e † nterit noton mes vësh tirësish me Sabatin dhe Auzilianon që prej thuajse një muaji panë t~u boshatisej arka me burimet për afrime. Ky ndryshim planesh erdhi edhe si pasojë e Pekinit zyrtar që "ftoi" kompanitë kineze të mos impenjohen në investime në futbollin europian.

STRATE JI - ‡ tha, u bë dhe "Suning" menjëherë përcaktoi moton e re të merkatos zikaltër: "Blejmë nëse shesim". Praktikish­t, †nterit tashmë i duhet të vetëfinanc­ohet duke pasur një kujdes të veçantë edhe ndaj FPF-sëˆfair-play financiar‰ që deri në 30 qershorin e ardhshëm do të ndikojë mjaft edhe në bilancet zikaltër.

PASOJA - Ky ndryshim planesh detyroi drejtuesit e merkatos që të hiqnin dorë në minutat e fundit nga objektiva të siguruar si Pelegri, Salsedo dhe „ mre Mor. Aktualisht, mund t~i shkaktojë edhe "humbjen" e një "malli" të vyer si Patrik Shik, që do të ishte një autogol i jashtëzako­nshëm i botës interiste me pronarët në krye.

ËSHTIRËSI - Duke ndjekur këshillën e "Suning", †nteri duhet të shesë sa më shumë lojtarë të cilësuar si të tepërt nga Spaleti në sa më pak kohë pasi edhe merkato ka hyrë në javën e fundit. Buheti është i pakët dhe një goditje të rëndë arkave ua kanë dhënë edhe lojtarë si }ovetiç që vazhdon të refuzojë çdo ofertë ˆe fundit 16 milionë euro nga Brajtoni ‰ . Ranokia është në bisedime, por ende nuk ka akord dhe situatë të ngjashme kanë edhe Ansaldi me Brozoviç. Për këtë të fundit thuhet se ka pasur ide për ta shkëmbyer me Sturaron, por marrëveshj­a nuk u konkretizu­a.

MERKATO Trajneri Luçiano Spaleti kërkon pat-

jetër edhe një mbrojtës. Mangala i Mançester Sitit është më shumë se një ide, por siç thamë pa shitje nuk ka blerje. „dhe në sulm kërkohet Karamoh i Kaenit me † nterin që ka bllokuar lojtarin, por ende ka vështirësi në gjetjen e akordit me klubin francez.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania