Panorama Sport (Albania)

"Në shtëpi, të çmendur pas ‘Djallit’"

-

Në një intervistë me gjashtë pyetje për një emision, Kaliniç zbardhi disa nga pritshmëri­të e tij te Milani dhe argumentoi këmbëngulj­en për t'iu bashkuar kuqezinjve..

Kur ishit i vogël, e ëndërronit të luanit me Milanin? Sigurisht, madje e them me bindje. Unë vij nga një familje ku të gjithë jemi milanistë dhe kjo është një nga arsyet përse jam këtu.

Kush është më i pasionuar pas Milanit në familje? Pa dyshim, nëna ime. Ajo ka një jetë që e mbështet Milanin, ashtu si edhe im vëlla. Nuk kam vetëm familjen milaniste, por edhe shoqërinë time, ndoshta pasi këtu kanë luajtur kroatë si Boban apo Simiç.

Mbaj mend që, edhe kur isha i vogël, mblidheshi­m për të parë Milanin.

Kush është sulmuesi që ju frymëzon?

Gjithmonë kam vlerësuar Ronaldon dhe Ibrahimovi­çin. Çfarë përshtypje ju ka lënë Milani në këto orë të para si kuqezi?

Një klub i madh, me lojtarët më të mirë në botë që do gjithmonë të fitojë në një stadium fantastik. Personalis­ht mezi prisja të mbërrija këtu dhe të debutoja në "San Siro" me fanellën kuqezi.

Çfarë mbani mend nga hera juaj e parë në "San Siro"?

Pa dyshim është një nga ato stadiume ku futbollist­ët duan të luajnë të paktën një herë në jetë. Për mua, ishte një emocion i madh.

Cili është portieri më i fortë me të cilin jeni përballur? E kam të vështirë, por Xhixho është një nga më të fortët, për fat të mirë tani e kam shok skuadre. Ai mund të bëhet më i miri në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania