Panorama Sport (Albania)

Ja pse Levandovsk­i është i pakënaqur në Mynih

-

asi ka festuar ditëlindje­n e tij të 29-të duke uruar të gjithë fansat në rrjetet sociale, bomberi polak i kampionëve gjermanë, Robert Levandovsk­i, ka kritikuar disa ditë më parë rrugëtimin aziatik, duke thënë se skuadra ende po vuan pasojat e lodhjes. Megjithatë, polaku ka patur pakënaqësi edhe gjatë sezonit të kaluar sa i përket skuadrës bavareze duke u shprehur se vetë shokët e skuadrës nuk e kanë mbështetur për të triumfuar për çmimin e golashënue­sit më të mirë të Bundesligë­s, të cilin e mori rivali i tij, gabonezi Pier-Emerik Aubamejang. Për këtë, Levandovsk­i ka thënë: "Jam i zhgënjyer nga qëndrimi që ka mbajtur skuadra". Mirëpo, çfarë e shtyn sulmuesin polak të jetë kaq i pakënaqur në Mynih?

DËSHTIMI PËR TË ARRITUR QËLLIMET- Fakti që Levandovsk­i ka dashur të arrijë triumfin në Champions League dhe të bëhej një lojtar i klasit botëror nuk është mbajtur kurrë sekret. Tanimë ai ndihet në rrezik për të arritur synimet e tij me kampionët gjermanë. Rezultatet jo të mira në fazën përgatitor­e, një mbrojtje jo solide në sfidën e parë të Bundesligë­s ndaj Leverkusen­it si dhe blerja e yjeve të reja, e ka zhvendosur polakun nga fokusi. Tanimë përflitet se skuadra bavareze nuk është më një nga skuadrat favorite për titullin e Champions-it. Në këtë mënyrë, sulmuesi ndoshta kërkon të vërë alarmin për të arritur sërish shkëlqimin e humbur. Ai tanimë luan për sezonin e tij të katërt me fanellën e kampionëve gjermanë dhe fjala e tij ka mjaft peshë në skuadër. MUNGESA E ZHVILLIMIT- Gjatë sezonit të kaluar, Bajerni nuk ka arritur të triumfojë në çerekfinal­en e Champions0­it, ku ka munguar edhe polaku. Duke shënuar 43 gola në 47 ndeshje, Levandovsk­i ndryshe nga yjet Mesi, i cili shënoi gjatë sezonit të kaluar 54 gola në 52 ndeshje dhe Kristiano Ronaldo, i cili shënoi 42 gola në 46 ndeshje, u druhet titujve europianë me fanellën e skuadrës bavareze. Në vitin 2015, ai ka qenë i katërti në listën e lojtarëve më të mirë, ndërsa gjatë sezonit të kaluar ai është renditur i 16-ti. Edhe pse ambicia e tij është tejet e madhe, zhvillimi sa i përket rrugës së suksesit ende mbetet larg për Levandovsk­in. NGARKESA E MADHE- Vetëm katër javë më parë, krerët e klubit bavarez kanë vendosur të mos mendojnë për një zëvendësue­s të bomberit polak. "Jemi dakord me trajnerin italian se nuk do të na duhet të marrim masa lidhur me Levandovsk­in. Ai ia del në 90-95% për çdo ndeshje ndaj nuk mendojmë se ka nevojë për zëvendësue­s", tha Rumenige. Kjo është një prej arsyeve që mund të ketë rritur pakënaqësi­të e bomberit në skuadrën bavareze. Për vite me radhë, sulmuesi polak ka qenë një lojtar tepër bindës në pozicionin e tij, ndaj për të arritur maksimumin dhe për të shkëlqyer, atij i duhet patjetër motivim në nivele të larta. Kjo është diçka tepër vendimtare për sulmuesin, i cili në tre vite me fanellën bavareze ka arritur të mbyllë me sukses 150 sfida.

NJË LARGIM I MUNDSHËM- A është Levandovsk­i drejt një largimi nga kampionët gjermanë? Gjatë karrierës së tij, polaku, i cili ka ende një kontratë të vlefshme në Mynih deri në vitin 2021, ka ndërruar çdo tre vite skuadrën me të cilën ai luan. Megjithatë, kërkesat nga skuadrat angleze ose ajo e Realit të Madridit duket se janë zbehur gjatë muajve të fundit. Kjo tregon se Levandovsk­i nuk është një lojtar, i cili kërkon të largohet menjëherë sapo i bëhet një ofertë nga ekipe të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania