Panorama Sport (Albania)

Rino on Zidan dhe blindon bandën e tij

Bashkë me trajnerin do rinovojnë edhe kampionë Europe

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Reali i Madridit blin don trajnerin e saj, Zinedin Zidan, me një kontratë të re deri në vitin 2020. Sipas "Marca"-s, palët e kanë arritur akordin pa qenë fare nevoja për të negociuar, barazuar në respektin reciprok dhe ka pranuar të gjitha kushtet që i ka vendosur klubi. Zidan ndihet mirë në "Bernabeu", atje ku ka fituar 7 trofe, përfshirë dy herë radhazi Champions-in, duke u ngjitur në podin e tre trajnerëve me më shumë trofe në klub për një kohë fare të shkurtër.

RINOVOJNË YJET - Por një kërkesë francezi mendohet ta ketë pasur. Të blindojë boshtin e skuadrës me të cilën ka fituar dy herë radhazi Champions-in dy vitet e fundit. Reali i Madridit është skuadra për t'u mundur këtë sezon në Europë dhe ata duket se do ta vazhdojnë dominimin e tyre, duke rinovuar me pesë nga yjet e tyre: Iskon, Marko Asension, Marselon, Dani Karvahalin dhe Rafael Varanin. Kristiano Ronaldo, Garet Bejl, Toni Kros dhe Luka Modriç rinovuan të gjithë sezonin e shkuar. Por, përveç 5 emrave të fundit që pritet të firmosin kontratat e tyre të reja në "Bernabeu", as Karim Benzema nuk është larg akordit të ri. Rinovimi më i rëndësishë­m nga kjo listë është pa dyshim ai i Iskos. Kontrata për mesfushori­n që ka rilindur në fund të sezonit të shkuar, do të jetë deri në vitin 2021 dhe në kontratën e 21vjeçarit do të përfshihet edhe

një klauzolë prej 700 milionë eurosh. I dyti në radhë është Asensio që do firmosë deri në 2023. Mbrojtësit Marselo, Varan dhe Karvahal do të rinovojnë deri në 2022. Ndërsa Benzema, kontrata e të cilit skadon në 2019, do të firmosë edhe për dy vite të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania