Panorama Sport (Albania)

E zbulojnë hakerat: Di Maria është një lojtar i Barcelonës

Profili zyrtar e fshin, por argjentina­si është pranë

-

Është ora 3:07 e mëngjesit dhe në profilin e katalanasv­e shkruhet: "Mirë se vjen Angel Di Maria". E firmosur nga vetë klubi i Barcelonës. Cicërima në "Twitter" është e vërtetë dhe llogaria është e verifikuar. Por a do të jetë argjentina­si zëvendësue­si i Nejmarit në "Camp Nou"? Ndoshta, por për momentin asgjë nuk është bërë zyrtare. E ka konfirmuar klubi katalanas, të cilit i është hakeruar profili në "Twitter" gjatë mbrëmjes mes së martës dhe së mërkurës përpara se të rimerrej sërish në kontroll dhe ata kanë kërkuar ndjesë për postimin.

ARRIHET AKORDI? - Por lajmi që të gjithë tifozët katalanas ka bërë të lumtur nuk do të thotë se është i pavërtetë, të paktën edhe disa ditë. "Sport" raporton se argjentina­si do të transferoh­et në "Camp Nou" dhe për t'u zyrtarizua­r marrëveshj­a kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t'u sqaruar. "Mes Barcelonës dhe PSG-së është gjetur akordi për shifrën e rreth 50 milionë eurove, Postimi i hakeruar i Barcelonës në profilin zyrtar në 'Twitter' madje është arritur edhe marrëveshj­a personale me futbollist­in", shkruan e përditshmj­a katalanase. Përgënjesh­tron "As" - Por mediat e Madridit nuk mendojnë se bisedimet e transferim­it të ish-lojtarit të Realit te rivalët e tyre janë kaq të avancuara. Përkundraz­i, ato shkruajnë se presidenti Al-Khelaifi u ka bërë me dije drejtuesve blaugrana se nuk kanë asnjë shans që të firmosin me yllin e tij. Gjithnjë sipas "As", presidenti i PSG-së është i acaruar nga paditja e fundit që Barça i ka bërë Nejmarit dhe PSG-së për prishjen e njëanshme të kontratës dhe duke i kërkuar që t'i rikthejë bonusin e përfituar për firmën e rinovimit. Vështirësi­të që Barcelona po has për të gjetur pasardhësi­n e "O Ney"-t me dy objektivat e saj kryesorë (Kutinjo dhe Dembele), kanë bërë që Bartomeu të kërkojë për alternativ­a të tjera. Dhe ndërsa edhe Seri është një pistë që është zbehur, sot të gjitha gjasat të çojnë te Di Maria si pasardhësi i Nejmarit në "Camp Nou".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania