Panorama Sport (Albania)

Runi i jep lamtumirën kombëtares

“Dua t'i dedikohem Evertonit. Pengu më i madh i karrierës, që s'fitova dot një trofe”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Uejn Runi e ka ven dosur: pasi u lar gua nga Mançester Junajtid pas 13 vitesh, ish-sulmuesi i "djajve të kuq" lajmëroi edhe tërheqjen e tij nga kombëtarja angleze. "Tani dua t'i përqendroj të gjitha energjitë e mia për të ndihmuar Evertonin", shpjegoi sulmuesi pasi refuzoi grumbullim­in në dy kualifikue­set e radhës së Botërorit. "Do të mbetem gjithnjë një tifoz i apasionuar i Anglisë. Bëhet fjalë për një vendim shumë të vështirë", shtoi sulmuesi 31-vjeçar, i cili e veshi fanellën e përfaqësue­ses për 14 vite dhe lista e gjatë e shokëve të tij arriti në 104 futbollist­ë. "Largimi nga Mançester Junajtid ishte një zgjedhje e vështirë, por di edhe që kam marrë vendimin e duhur për t'u rikthyer në shtëpi me Evertonin", thuhet më tej në komunikatë­n e shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të "Tre Luanëve", me 53 gola në 119 ndeshje. "Ishte fantastike të merrje telefonatë­n e Garet Sauthgejti­t këtë javë, për të më thënë se më donte me Anglinë për ndeshjet e radhës. E vlerësova me të vërtetë. Duke qenë se e kisha menduar prej një kohe të gjatë, i thashë trajnerit se tashmë e kisha vendosur largimin tim nga futbolli ndërkombët­ar. E kam diskutuar me familjen time, trajnerin tim tek Evertoni dhe njerëzit pranë meje", përfundoi "Wazza". Ai luajti në Botërorët 2006, 2010 dhe 2014 dhe tre Europianët e 2004, 2012 dhe 2016, por pa mundur dot kurrë të fitonte një trofe. Nga kombëtarja, largohet edhe si lojtari i dytë me më shumë prezenca, pas legjendës së portës Peter Shilton, me 125 ndeshje. "Një nga pengjet e mia të pakta është që nuk isha pjesë

e një turneu të suksesshëm me Anglinë. Shpresoj që lojtarët e talentuar që Garet po sjell, ta çojnë përpara këtë ambicie dhe uroj që të gjithë ta mbështesin skuadrën. Një ditë ëndrra do të realizohet dhe unë mezi po e pres që të jem atje si tifoz, apo në çdo rol tjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania