Panorama Sport (Albania)

Konte drejt shkarkimit, Çelsi kërkon ta zëvendësoj­ë me Tuhelin

"Bild" zbulon vendimin drastik të bosit Roman Abramoviç

-

Dashuria mes Kontes dhe Çelsit ka përfunduar? Lajmi i konfirmimi­t të tij në stolin e skuadrës me një rritje të konsiderue­shme të rrogës 18 korrikun e shkuar, duket sikur ka ndodhur një jetë më parë. Sot Antonio Konte rrezikon seriozisht stolin e Çelsit. Pronari i kampionëve të Anglisë, Roman Abramoviç, në vend që të pranojë kërkesat e teknikut italian për përforcime në merkato, po mendon ta shkarkojë atë. Dhe, sipas asaj që shkruan "Bild", blutë e Londrës e kanë gjetur edhe pasardhësi­n e Kontes, ai është ish-trajneri i Dortmundit, Tomas Tuhel. "Humbja në shtëpi ndaj Bërnlejt në javën e parë të kampionati­t dhe fitorja me shumë fat dhe vuajtje në derbin me Totenhemin në javën e dytë",

shkruan e përditshmj­a gjermane, e kanë bindur bosin rus për të marrë vendimin drastik. Gjithnjë sipas "Bild"-it, manjati rus i ka dhënë dritën jeshile drejtoresh­ës së klubit, Marina Granovskai­a (e cila ka pasur gjithnjë një marrëdhëni­e me uljengritj­e me Konten) që të nisë kontaktet me trajnerin gjerman, i cili, gjatë sezonit të fundit në stolin e

Dortmundit, fitoi Kupën e Gjermanisë, përpara se t'i jepte lamtumirën klubit. Një rokadë në këto momente në stolin e Çelsit mund të ndryshonte 180 gradë edhe situatën e Diego Kostës, të cilin italiani e largoi me një mesazh në telefon: Konte mund të jetë duke paguar edhe çmimin e krisjes me një prej sulmuesve më të mirë të historisë së

Çelsit këto vitet e fundit. Me sa duket, Granovskai­a nuk e ka kapërdirë aspak menaxhimin jashtë çdo etike të rastit "Kosta", i shkarkuar nga trajneri vetëm me një "sms" gjatë verës. Për më tepër, orientimi i klubit londinez është ai i investimit tek të rinjtë, të cilin Tuhel dhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, dinë ta bëjnë shumë mirë, por ky i fundit penalizohe­t për shkak të njohurive të cunguara të gjuhës angleze. Por Konte kërkon blerje të tjera që të jenë gati për të luftuar menjëherë në Premier Ligë dhe Champions. Menaxheri i bluve, pasi ka transferua­r në "Stamford Bridge" Moratën, Rydigerin dhe Bakajokon, kërkon edhe internisti­n Antonio Kandreva, torinezin Andrea Beloti dhe dy nga yjet e Leiçesteri­t kampion të Ranierit, Xhemi Vardinë dhe Deni Drinkuotër­in.

RAVANELI - "Jam i surprizuar. Lamtumira është e ngjashme me atë nga Juventusi. Është një harakiri e Çelsit. Tani unë e shoh te Barcelona", tha ish- shoku i skuadrës së Kontes te Juventusi, Fabricio Ravaneli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania