Panorama Sport (Albania)

Mejuedhër-MekGre&or, duel 1() milionë USD

Për të parë sfidën kushton nga deri në mijë dollarë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Është gjithçka gati për sfidën e vitit, eventi ndoshta më i pritur prej muajsh nga të apasionuar­it pas sportiv. Floid Mejuedhër dhe Konor MekGregor do të sfidojnë njëritjetr­in në një ndeshje boksi në "T-Mobile Arena" në Nevada, të Las Vegasit, të shtunën, më datë 26 gusht. Kjo do të jetë një betejë e miksuar, mes një prej boksierëve më të fortë të të gjitha kohërave për peshat e mesme dhe yllit të kategorisë "MMA", e thënë ndryshe e arteve marciale mikse. Edhe pse MekGregor nuk ka marrë pjesë kurrë në një sfidë profesioni­ste të boksit, ai do të pranojë që të ndeshet me rregullat e këtij sporti, në një ring, jo më në një kafaz, ku ai ndihet në abitatin e tij natyral. Për këtë arsye, kjo e bën Mejuedhëri­n favorit nga bastexhinj­të për fitoren e këtij luftimit, edhe pse më shumë sesa kjo, janë shifrat që mbledh ky duel ato që të mahnisin më tepër se çdo gjë tjetër.

SHIFRA TË MENDURA

Për të parë këtë duel të shumëpritu­r, unik në histori, të gjithë duhet të zbrazin mirë xhepat e tyre. Për ta parë "live" këtë përballje prej 12 raundesh do të kushtojë nga 500 deri në 40 mijë dollarë, për vendet "VIP" në rreshtin e parë. Por edhe ata që zgjedhin që ta ndjekin nga shtëpia nuk do të kenë mundësi që dikush t'ua ofrojë falas, sepse ky do të jetë një duel për të cilin amerikanët në platformat dixhitale duhet të paguajnë 90 dollarë, ndërsa britanikët duhet të nxjerrin nga xhepat 20 sterlina. Sido që të jetë, sa do që të paguajnë sportdashë­sit e këtij sporti, në fund ata që do të mbeten gjithsesi të kënaqur, edhe pse me dhimbje në trup, do të jetë dy protagonis­tët. Sido që të shkojë, Mejuedhër do të ngushëlloh­et me arkëtimin prej 100 milionë dollarësh, ndërsa MekGregor do të dërgojë në shtëpi 75 milionë dollarë. Këto shifra nuk do të pësojnë variacione në bazë të rezultatit. Me pak fjalë, eventi i 26 gushtit në Las Vegas do të jetë një makinë parash. Mes sponsorësh dhe të drejtave televizive, pritet një arkëtim prej 600 milionë dollarësh, një shifër kjo që kalon ndjeshëm rekordin botëror të vendosur nga dueli i disa muajve më parë mes Mejuedhëri­t dhe Pakuaios, që grumbulloi 520 milionë dollarë.

KËR ËNON MEKGREGOR

Ndërsa Floid Mejuedhër ka vendosur që të ruajë përqendrim­in, duke qëndruar disi në heshtje, këto pak orë që e ndajnë nga dueli, është Konor MekGregor ai që kërcënon ashpër kundërshta­rin dhe boksierin

e tij amerikan. "Të jeni të sigurt se ky duel nuk do të zgjasë deri në raundin e 12-të. Për këtë mund të vini bast të gjithë. Të shtunën do ju tregoj se jam një luftëtar dhe një person i veçantë. Do ta shtyp atë. Madje mendoj se do ta fus në gjendje kome që në raundin e parë".

 ??  ?? Mik Shumaker, djali i legjendës Mikael Shumaker, është ftuar nga skuderia Beneton, e cila ka vendosur që të festojë 25-vjetorin e suksesit të parë të pilotit gjerman, që vazhdon të qëndrojë në gjendje kome, që prej vitit 2013. 18vjeçari ka kryer disa...
Mik Shumaker, djali i legjendës Mikael Shumaker, është ftuar nga skuderia Beneton, e cila ka vendosur që të festojë 25-vjetorin e suksesit të parë të pilotit gjerman, që vazhdon të qëndrojë në gjendje kome, që prej vitit 2013. 18vjeçari ka kryer disa...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania