Panorama Sport (Albania)

Alegri: Grup i ashpër, vendosin transferta­t

Presidenti Anjeli do trofeun: Kemi investuar për atë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi ka njohur kundërshta­rët e tij të se zonit të radhës në Ligën e Kampionëve. Nënkampion­ët e Europës kanë "peshkuar" Barcelonën, të cilën e shkatërrua­n vjet në çerekfinal­e, Olimpiakos­in dhe Sportingun e Lisbonës. Natyrisht që në pamje të parë nuk është nga ato grupet që të lejojnë të qeshësh, sepse bëhet fjalë gjithsesi për një skuadër të madhe si katalanasi­t, që edhe pse kanë humbur Nejmarin mbeten sërish të rrezikshëm; Olimpiakos­i i Besnik Hasit është gjithashtu një kockë e fortë, të paktën duke iu referuar ndeshjeve që grekët luajnë në shtëpinë e tyre, por gjithashtu edhe Sportingu mund të mbështetet te lojtarë të rëndësishë­m, si goleadori Bast Dost mbi të gjithë (34 gola vjet), sulmuesi tjetër Doumbia, ish-ylli i Udinezes Bruno Fernandez, apo edhe lojtarë të tjerë si Uilliam Karvajo dhe Fabio Koentrao. Prandaj të gjitha këto e shtyjnë me të drejtë trajnerin Masimilian­o Alegri që të paralajmër­ojë për kujdes futbollist­ët e tij.

FLET ALEGRI - "Duke parë shpërndarj­en e skuadrave mund të themi se mund të kishim pësuar edhe një grup më të rëndë sesa kaq. Në pamje të parë mund të duket diçka normale, por në të vërtetë, ky i yni është pa dyshim një nga grupet më të fortë të sezonit të ardhshëm. Barcelona, Olimpiakos dhe Sporting janë skuadra me shumë përvojë, prandaj asgjë nuk do të jetë e lehtë, as për ne, as për askënd tjetër. Prandaj, për të gjithë ne nuk ka arsye për t'u gëzuar, përkundraz­i duhet ta marrim shumë seriozisht dhe të punojmë fort. Në një grup si ky nuk do të ketë kurrsesi vend për të bërë llogaritë, sepse shumë në lidhje me kualifikim­in do të varet nga rezultatet që do të marrim në transferta. Këtu do të vendoset, sepse nëse na presin dy duele tepër të vështira me Barcelonën, transferta­t ndaj Olimpiakos­it dhe Sportingut do të jenë po aq të ashpra. Gjithsesi, ne do të bëjmë që të jemi të përgatitur deri në debutimin tonë. Besojmë te një tjetër finale? E kam thënë që në fillim të sezonit. Nëse nuk do të besoja te ky objektiv do të isha dorëhequr nga Juventusi, pas Kardifit, por unë shpresoj dhe besoj se sivjet këta djem

mund të na çojnë në Kiev dhe mund të fitojmë".

REAGON ANJELI - I pranishëm në sallën e ceremonisë në Montekarlo, presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, pranon vështirësi­të e grupit, por nuk ka frikë askënd. "Jemi ndoshta skuadra që ka rritur

më shumë se kushdo tjetër nivelin e saj ekonomik dhe sportiv në 3-4 vitet e fundit. Çdo vit po investojmë dhe për ne është një detyrim që të synojmë fitoren e Ligës së Kampioneve. Grupi është i vështirë, pritej që të ishte i tillë, por ne i kemi të gjitha armët për t'ia dalë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania