Panorama Sport (Albania)

Marota "zyrtarizon" Hëvedesin dhe injoron rivalët e Barcelonës

-

Xhuzepe Marota nuk ka më arsye që të fshihet, pasi sezoni ka startuar dhe merkatos po i vjen fundi. Për këtë arsye, drejtori i përgjithsh­ëm i Juventusit, nënvizon jo vetëm ndjesitë e shortit të djeshëm në Montekarlo, por në të njëjtën kohë bën edhe një panoramë të goditjeve të mundshme të merkatos, ku deklaron se ndoshta tashmë e kanë gjetur mbrojtësin që i duhej për të kompletuar repartin, pas largimit të Leonardo Bonuçit. Marota, cilat janë ndjesitë pas shortit?

Ndjesitë e mia janë të njëjta çdo vit, sepse çdo grup fsheh brenda tij surpriza të mëdha. E rëndësishm­e është që të përballojm­ë çdo ndeshje me vetëbesimi­n dhe grintën e duhur. Pa dyshim që vit pas viti edhe kundërshta­rët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por në fund, gjithçka do të varet vetëm nga ne, prandaj të jemi gati. Sipas jush është dobësuar Barcelona? Në këtë moment po, sepse të humbësh një futbollist si Nejmar nuk është diçka e vogël. Gjithsesi, duhet pritur sesi do të punojnë drejtuesit e tyre në ditët e mbetura për të zëvendësua­r mungesën që ka lënë Nejmar, ndonëse nuk ka asnjë dyshim se Barcelona ngelet një skuadër në lojtarë më shumë sesa të rëndësishë­m. Mos ndoshta do të keni një "ndeshje" me Barcelonën përpara se të zbrisni në fushë për Champions-in, një takim përpara 31 gushtit për Andre Gomesin? Kemi folur me presidenti­n e Barcelonës. Jemi takuar me ta përpara hedhjes së shortit, sepse marrëdhëni­et mes nesh janë shumë të mira. Por ju nënvizoj se gjatë kësaj bisede nuk është folur për asnjë lojtar dhe, mbi të gjitha, ju saktësoj se Andre Gomes nuk është një ndër objektivët tanë për përforcimi­n e merkatos. Për sa më takon mua, ai është i lirë që të përfundojë në çfarëdo skuadre tjetër, por jo te Juventusi.

Ndërsa për mbrojtjen përforcimi quhet Hëvedes? Diçka më se intuitive. Nuk kam pse fshihem dhe ju pranoj se kemi pasur kontakte. Hëvedes është një futbollist që përfaqëson një profil të një lojtari të rëndësishë­m. Gjithsesi, duhet ende që ta zgjerojmë këtë bisedë sërish me futbollist­in, por edhe me klubin e Shalkes, i cili gëzon të drejtën e kartonit. Prandaj, mund t'iu them se, fakti që Hëvedes të jetë një lojtar i yni, është një mundësi. Ndoshta është edhe diçka më shumë sesa vetëm një mundësi. Besoj jeni të lumtur nga përgjigjja...

 ??  ?? Benedikt Hëvedes, mbrojtësi që pritet t'i bashkohet Juventusit
Benedikt Hëvedes, mbrojtësi që pritet t'i bashkohet Juventusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania