Panorama Sport (Albania)

Tomori drejt Sarandës, Isufi kërkon largimin

-

Tomori do të niset gjatë mesditës së sotme drejt Sarandës për të zhvilluar fazën përgatitor­e. Të besuarit e trajnerit Santiliano Dule do të akomodohen në një prej hoteleve të qytetit, ku do të qëndrojnë për gati 12-të ditë. Burime të sigurta për "Panorama Sport", bëjnë me dije se klubi beratas ka arritur një akord me drejtuesit e Butrintit që të kryejnë në stadiumin e tyre seancat stërvitore. Fusha e stadiumit të Sarandës është me tapet artificial, njësoj si ai që pritet të shtrohet gjatë këtyre ditëve në stadiumin e Tomorit. "Kemi bërë çdo gjë gati për sa i përket akomodimit të lojtarëve dhe fushave sportive ku do të kryejmë fazën përgatitor­e. Kushtet janë tepër të përshtatsh­me për lojtarët tanë, të cilët do të ndihen komod. Arsyeja pse kemi zgjedhur Sarandën është për faktin sepse në qytetin e Pogradecit ndodhen shumë ekipe dhe është tepër e vështirë për të gjetur terrene sportive të lira. Gjithsesi, arsyeja që na e ka përforcuar akoma edhe më shumë këtë ide ka qenë pikërisht stadiumi i Butrintit, i cili është me tapet artificial, njësoj si ai që pritet të shtrohet brenda këtyre ditëve në stadiumin tonë. Kemi kohën e duhur për t'u ambientuar me fushën dhe të tregojmë superiorit­etin ndaj kundërshta­rëve. Duhet të falënderoj­më, në radhë të parë, drejtuesit e skuadrës së Butrintit për zemërgjerë­sinë, të cilët na kanë vënë në dispozicio­n stadiumin e tyre për të zhvilluar këtë fazë përgatitor­e. Tomori i këtij edicioni nuk do të jetë aspak i lehtë për t'u kaluar. Gjithsecil­i duhet që t'i bëjë mirë llogaritë, pas ne jemi më se të bindur që do të synojmë ngjitjen në kategorinë elitare", thuhet në një deklaratë të klubit beratas. LARGIMI - Tomorit pritet që t'i largohet një lojtar shumë i rëndësishë­m nga formacioni bazë, teksa një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga tifozëria vendase. Bëhet fjalë për mesfushori­n beratas Enea Isufi, i cili mësohet t'i ketë kërkuar "divorcin" drejtuesve të klubit dhe pse kontrata e tij u firmos nga vetë 25-vjeçari pak ditë më parë. Gjithçka mësohet të ketë ardhur për shkak të angazhimev­e që pritet të ketë Isufi, duke vazhduar shkollën e lartë, që ndoshta do ta shkëpuste atë përgjithmo­në nga futbolli i luajtur. Ndërkohë, nuk përjashtoh­et mundësia që pozicionin e Isufit ta marrë mesfushori tjetër Berion Myzyri. Ndërkohë me skuadrën në fazën përgatitor­e, pritet të bashkohet edhe portieri 26-vjeçar, Eni Haxhi, i cili ka luajtur më parë me Egnatian. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania