Panorama Sport (Albania)

Jakovljevi­ç: Europa detyrim, afrimet e reja cilësore

-

Ivan Jakovljevi­ç është në një linjë me shokët e ekipit. Edhe serbi mendon se Flamurtari këtë sezon do shkojë në Kupat e Europës. Por, për Jakovljevi­ç, Flamurtari ka mundësi për të arritur edhe më shumë. Mbrojtësi për "Panorama Sport" thekson se do të japë maksimumin e tij për realizimin e objektivav­e dhe se shfaqet i lumtur që Duro ka dhënë "veton" që ai të mbetet pjesë e kuqezinjve. "Së pari, unë dua të falënderoj trajnerin Shpëtim Duro dhe drejtuesit e klubit, të cilët besuan tek unë dhe që menduan se duhet të jem pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri. Jam shumë i kënaqur për këtë fakt", thotë fillimisht Jakovljevi­ç. Më tej, ai ndalet tek objektivat, ndërsa thekson: "Këtë sezon Flamurtari duhet të shkojë në vendin që e meriton. Ne duhet që të shkojmë në Kupat e Europës. Për këtë objektiv do të përpiqemi të gjithë për të bërë më të mirën tonë. Por ne kemi mundësi për të arritur edhe më shumë sesa kaq, por gjithsesi ndeshjet duhet që t'i marrim me radhë. Unë do të bëj maksimumin tim, me qëllim që të justifikoj besimin që drejtuesit më dhanë". Mbrojtësi vlerëson edhe merkaton. "Kam bindjen se Flamurtari këtë sezon ka bërë një merkato cilësore. Lojtarët, të cilët janë afruar, janë cilësorë dhe me eksperienc­ë dhe që do t'i bëjnë mirë ekipit. Kemi një frymë shumë të mirë në grup, edhe pse një pjesë e mirë e lojtarëve kanë ardhur këtë sezon. Faza përgatitor­e po na lidh edhe më shumë me njëri-tjetrin. Kushtet këtu janë shumë të mira dhe ne po marrim ngarkesat maksimale. Po ashtu dua të them se klubi këtë sezon ka bërë zgjedhje të mira dhe të kujdesshme në afrimin e lojtarëve", u shpreh serbi. Ai flet edhe për konkurrenc­ën, megjithatë ky fakt nuk e "tremb" aspak. "Te Flamurtari këtë sezon ka shumë konkurrenc­ë. Kemi lojtarë të mirë në të gjitha repartet. Konkurrenc­a vihet re edhe në mbrojtje, ashtu sikundër edhe në mesfushë dhe sulm. Në këto kushte, ai që e meriton do të jetë në formacion. Kjo gjë është shumë pozitive dhe i bën vetëm mirë skuadrës", përfundon Jakovljevi­ç. Ermal Sika Franc Veliu shqetëson trajnerin Shpëtim Duro. Mbrojtësi ka pësuar një frakturë në këmbë gjatë një seance stërvitore dhe për këtë motiv nuk mundi as të luante kundër Apollon Kallamara. Ai e ndoqi nga tribuna për shkak të këtij dëmtimi. Vlonjati po stërvitet aktualisht i diferencua­r nga grupi. Vetëm pasi të kryejë një ekzaminim të specializu­ar, do të përcaktohe­t edhe shkalla e goditjes që ka marrë. Shpresohet që mos ketë asgjë të rëndë dhe rikuperimi i tij të jetë i shpejtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania