Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, dramë në frymën e fundit

Kampionet kuqeblu i mbyllin ndeshjet në grup me modestet e Luksemburg­ut

- OLGERT SERANI

Futbolli është i pamëshirsh­ëm. Siç të gëzon edhe të hidhëron. Por më e dhimbshme është kur të dënon në frymën e fundit. Nëse në premierën e Ligës së Kampioneve përballë boshnjakev­e të Sarajevos ishin shkodranet që do të festonin "in extremis", dje ndodhi e kundërta. Fati ndëshkoi skuadrën e Vllaznisë në futboll për femra në takimin ndaj PAOK-ut i vlefshëm për kualifikue­set e Ligës së Kampioneve, të vlefshme për grupin e 10- të. Një gol i pësuar në minutën e 92-të me penallti ka zbehur shanset e shkodranev­e për një kualifikim historik pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Sarajevos me rezultatin 1-0. Vllaznia "flirtoi" për momentin me barazimin pa gola që do të

shtonte më tej kuotat për kualifikim­in e shumëpritu­r historik. Për të fituar sa më tepër sekonda deri në vërshëllim­ën e kryesore italiane, trajneri i kampioneve të Shqipërisë, Nikolin Leka, bën një lëvizje të pritshme taktike duke zëvendësua­r Paviçeviç për Koldashin. Koha

Nga ndeshja e djeshme

e rregullt përfundoi dhe tashmë do të luhen edhe tre minuta dramaticit­et. Pikërisht një minutë nga fundi portierja serbe Gardijan shkakton një faull në dëm të Markout që për Pirriatore­n është 11-metërsh. Është Gkatsou ajo që i prish festën kuqebluve. Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e 3-të në kuotën e 3 pikëve ku mbetet edhe një ndeshje për t'u luajtur, ajo ndaj skuadrës modeste të Luksemburg­ases, Betemburg. Ndërkohë kampionet e Kosovës, Hajvalia kanë pësuar humbjen e dytë radhazi në grupin e 8-të duke i dhënë ëndrrës europiane. Kosovaret u mposhtën me rezultatin e ngushtë po 1-0 nga kampionet kazake të Kazigurt. Golin e fitores e realizoi Gabelia në minutën e 14-të. Në minutat në vazhdim futbollist­et e Hajvalisë tentuan në ndryshimin e rezultatit, por pa sukses.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania