Panorama Sport (Albania)

207 milionë € për një ekip, ja revolucion­i kuqezi

-

Milani ka përjetuar një revolucion veror në merkaton e këtij viti. "Qëllimi ynë është të përmirësoj­më, prandaj kemi blerë lojtarë niveli", tha Vinçenco Montela pas fitores (0-3) kundër Krotones të dielën e kaluar. Me ardhjen e Kaliniç nga Fiorentina, trajneri i "Djallit" ka një skuadër konkurrues­e për të luftuar për titullin kampion në Itali, por edhe dhe për t'u rikthyer në Ligën e Kampioneve pa hequr dorë nga ajo e Europës. Nga ana tjetër, Fasone a thua se ka nevojë të justifikoj­ë blerjet vazhdon të përsërisë: "Ne duam t'i japim Montelës një ekip sa më të mirë". Presidenti i klubit dhe manjati kinez Jonghong Li, kreu i "Rossoneri Sport Investment Lux", kanë blerë një formacion të ri për 207 milionë euro. Ndryshimet kanë prekur të gjitha repartet, por revolucion­i i vërtetë nisi me rinovimin e kontratës së Xhixho Donarumës. Ky mision në dukje i pamundur siguroi vazhdimësi­në e karrierës së një ylli të madh në radhët e Milanit. Pranë tij, vëllai i tij Antonio, i cili braktisi Greqinë dhe klubin e Tripolis Asteras për 1.5 milionë euro. Shtyllat e portës kuqezi tashmë janë një çështje në familje pa harruar Storarin që në transfertë ndaj Shkëndijës dha sinjale të pranisë së tij, a thua se ishte e nevojshme.

Krahu i djathtë, pas Abates, do t'i besohet një premtuesi të kombëtares italiane dhe yllit të U-21 Andrea Konti i blerë nga Atalanta për 25 milionë euro. Në qendër konfirmohe­t Romanjoli, por edhe dy qendërmbro­jtës si Muzakio dhe Bonuçi me një vlerë totale prej 60 milionë eurosh. Paketa e repartit defensiv plotësohet nga Rikardo Rodrigez dhe 18 milionë euro që u paguan për kartonin e tij.

"Ne duhet ta kthejmë klubin në maja", deklaronte Bonuçi ditën e prezantimi­t. U tha, u bë, të paktën për sa u përket investimev­e, kuqezinjtë janë në majë aktualisht. Fuoristrad­a Kesi(28 mln euro)

dhe timoni Bilja (17)janë rregullato­rët e këtij formacioni revolucion­ar. Hakan Çalhanoglu i zbarkuar nga Gjermania do të sjellë fantazi ballkanase në radhët e kuqezinjve.

Në sulm Andre Silva (38 milionë euro) la Porton për të ndjekur në njëfarë mënyre këshillat e Ronaldos. (I madh me një klub të madh). Portugezit i bashkohet milanisti Nikola Kaliniç, ndërsa në stadium do të ketë familjen me vete pasi janë tifozë të deklaruar. 207 milionë euro për një Milan të ri, për të luftuar për gjithçka në Itali dhe Europë, siç thoshte dikur Berluskoni dhe sot po e thonë kinezët. Në "San Siro" kanë nisur të fërkojnë duart.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania