Panorama Sport (Albania)

“Bingo” Tirana, Akuah në Austri për 250 mijë euro

Klubi mban edhe 10% të kartonit, ja pse dështoi pista e Osijekut

- ADELA MERKO

Tirana shet edhe të dytin. Ruben Akuah kalon zyrtarisht në Austri. LASK Linz është skuadra e re e mesfushori­t ganez. Marrëveshj­a është mbyllur tashmë dhe këtë e konfirmon vetë klubi. Nga ky transferim, bardheblut­ë përfitojnë jo pak, por plot 250 mijë euro. Dhe ka qenë pikërisht kjo shifër, që ka "tunduar" kryeqyteta­sit për të zgjedhur pikërisht austriakët dhe jo Osijekun, i cili e kërkonte prej kohësh. Këta të fundit kujtojmë që jepnin vetëm 150 mijë euro, ndaj 100 mijë euro më shumë në llogari, kanë çuar ganezin te skuadra ku ka luajtur edhe ish-mesfushori Klodian Duro. Fitimi i klubit për këtë lojtar është më shumë se e pastër, ndërsa gazeta "Panorama Sport" mëson se ai ka ardhur në ekip me parametra zero. Edhe pse ishte nën kontratë te Mesheleni, menaxheri i lojtarit bëri marrëveshj­e me belgët, që ta merrte "free". Ashtu si me Merveilin, kanë vepruar edhe me Akuah, i cili me bardhbelut­ë luajti në total 23 ndeshje. Tirana ruan 10 për qind të vlerës së kartonit. Nëse LASK-u ven-

dos ta shesë, atëherë kryeqyteta­sit do të përfitojnë sërish prej 20-vjeçarit. Mësohet se lojtari ndodhet prej më shumë se një jave në Austri, madje nga klubi raportojnë se ka nisur edhe stërvitjen me skuadrën e drejtuar prej Oliver Glasner. Megjithatë në uebfaqen e austriakëv­e mungojnë të dhënat për Ruben Akuah. Kontrata e nënshkruar është afatgjatë, por detajet e mëtejshme nuk janë zbardhur ende. Një gjë është e sigurt, që për Tiranën edicioni i fundit nuk mund të quhet kurrsesi i dështuar, të paktën jo nga ana financiare. Bardheblut­ë ranë nga kategoria, megjithatë si kurrë më parë, arritën që të shesin dy nga elementët më të mirë që kishin në dispozicio­n. Me Merveilin dhe Akuah të larguar, arkës së klubit i shtohen plot 750 mijë euro. Një fond i mjaftueshë­m, jo vetëm për të siguruar ngjitjen e menjëhersh­me në elitë, por edhe për të menduar për sezonin e ri futbollist­ik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania