Panorama Sport (Albania)

Dy Mançesterë­t nuk gabojnë, kryeson Murinjo

Sterling gol dhe i kuq në 99', Aguero grusht stjuartit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Vijon me një fitore 20 nisja perfekte e Premier Ligës për Mançester Junajtid, "djajtë e kuq" të Murinjos, në "Old Trafford", fitojnë për herë të tretë në po kaq ndeshje në kampionat dhe tani e kryesojnë të vetëm klasifikim­in. Vetëm Uest Bromuiç, në rast se fiton sot kundër Stok Sitit, mund t'u bashkohet në kuotën e 9 pikëve.

DITA JO PËR LUKAKUN - Kundër Leiçesteri­t, Junajtid i duhen 70 minuta për të gjetur golin që do të zhbllokojë ndeshjen: meritë e gatishmëri­së së Markus Rashfordit, i cili kishte hyrë në fushë vetëm tre minuta më parë, në vend të Matës. Nga i zakonshmi Mkhitarian, erdhi topi i shërbyer për talentin anglez. Një shans të madh skuadra e Murinjos e kishte humbur në fillim të pjesës së dytë, kur Shmajkëll i priti penalltinë Lukakut. Në fund, Felaini (në pozicion të dyshimtë jashtë loje) devijon në rrjetë edhe goditjen kros të Lingardit, për të vulosur përfundimi­sht rezultatin e kësaj ndeshjeje.

TËRBIMI I SITIT - Në Angli, ndeshjet nuk përfundojn­ë kurrë dhe kështu ka treguar

edhe goli i Sterling në minutën e 97-të, i cili i lejoi Sitit të fitojë në fushën e Bornmëthit dhe të marrë trI pikë të çmuara, atëherë kur Guardiola i nervozuar, nuk besonte më. Por ndeshja nuk përfundon këtu: sulmuesi vrapon për të festuar me tifozët, shokët e mbulojnë,

ndonjë tifoz i Sitit hyn në fushë dhe stjuartët mezi vënë situatën nën kontroll. Kur topi vendoset në qendër në minutën e 99-të, arbitri Din e ndëshkon për herë të dytë, pasi kishte marrë një karton të verdhë në 92'. Kartoni i parë i kuq për talentin anglez në kampionat, i

cili edhe një javë më parë shpëtoi skuadrën nga humbja me golin kundër Evertonit në fund. Probleme edhe për Agueron, i cili gjatë festimeve akuzohet nga një stjuart se e ka goditur me grusht dhe ndaj tij është hapur edhe një procedim nga policia. Një pasdite aspak e qetë për "qytetarët" që vuajtën agonizmin e Bornmëthit. Vendësit kalojnë në avantazh në minutën e 13-të pas një kryevepre të Daniels: e majta, fluturimth­i përfundon në kryqëzimin mes shtyllave. Zhezus i përgjigjet në 21' pas trekëndësh­it me David Silvën. King dhe Otamendi godasin edhe shtyllën në pjesën e dytë, ndërkohë që arbitri Din konfirmon një tjetër ditë të dobët të tij, kur nuk ndëshkon Ejkun direkt me karton të kuq, pasi humbet topin dhe pengon Zhezusin që po nisej drejt porte, por mjaftohet vetëm me një të verdhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania