Panorama Sport (Albania)

Duro, “gjyq” Danilo Alveshit para ekipit: Ndrysho urgjentish­t!

Flamurtari/ Trajneri analizon humbjen në miqësore

-

Shpëtim Duro kritikon përpara ekipit Danilo Alveshin. Gjatë një analize të kryer për fazën përgatitor­e, por edhe pas ndeshjes me Apollon Pontou, trajneri nuk ka kursyer kritikat ndaj ekipit dhe në veçanti ndaj sulmuesit brazilian. Burime brenda analizës të zhvilluar në Veria të Greqisë, thanë për "Panorama Sport" se tekniku ka shfaqur pakënaqësi karshi sulmuesit kryesor, madje ka shkuar deri aty sa i ka folur para ekipit, duke i kërkuar që të reflektojë. Trajneri i ka kujtuar sulmuesit Alvesh se po bën të njëjtat gabime që ka bërë edhe sezonin e kaluar në finalizimi­n e rasteve. "Kam pakënaqësi, në veçanti ndaj sulmuesit Danilo Alvesh. Danilo, je një lojtar dhe ne presim shumë prej teje, por ti vazhdon me mënyrën e rasteve të humbura, ashtu si në kampionati­n e kaluar. Del përpara portës, por nuk shënon. Çfarë ke? Çfarë të mundon? Nëse ke ndonjë gjë, na e thuaj. Je lojtari më i vlerësuar te Flamurtari, por nuk po e justifikon. Dua të kthesh urgjentish­t. Unë nga ty dhe Bushiç pres më shumë. Ju duhet të jeni shtylla e ekipit. Kampionati­n nuk duhet ta nisni kështu. Kërkoj ndryshim të menjëhersh­ëm nga ana juaj. Alvesh dhe Bushiç, ju mund të bënit më shumë në këto miqësore që kemi luajtur, në veçanti, pakënaqësi kam ndaj Alveshit. Duhet të ndryshosh urgjentish­t, pasi nëse përsërit gabimet e një viti më parë, atëherë nuk kemi gjë në vijë", mësohet se është shprehur Duro. ANALIZA - Shpëtim Duro ka zhvilluar me ekipin edhe analizën pas ndeshjes miqësore me Apollon Pontou. Trajneri pati kritika për mbrojtjen dhe finalizimi­n. "Në ndeshjen e fundit me Apollon Pontou, patëm disa raste të humbura. Nuk është vetëm loja, për të cilën unë jam i kënaqur, por duhet të shënojmë përpara porte. Po ashtu, në ndeshjen e fundit u vunë re edhe gabime të bëra nga mbrojtja. Ishin gabime, të cilat mund që të shmangeshi­n, kështu që duhet të jeni sa më të kujdesshëm. Po ashtu u duk qartë që disa lojtarë,

te të cilët unë kam besim, nuk ishin në freskinë e duhur fizike. Jam i kënaqur nga lojtarët që u aktivizuan në pjesën e dytë. Ata i dhanë një frymë tjetër skuadrës. Tregohuni të kujdesshëm. Duhet ta dini që formacioni­n do ta arrijnë vetëm ata që e meritojnë. Ka konkurrenc­ë në ekip dhe duhet që secili nga ju të punojë

sa më fort për të arritur maksimumin për vete dhe skuadrën", ka thënë Duro.

MERKATO - Flamurtari nuk do të ketë më afrime të reja. Merkato tashmë është mbyllur. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe për "Panorama Sport", trajneri. "Është shumë e vështirë të kërkoj përforcime në këto momente. Të gjithë lojtarët janë me kontrata. Kemi dy sulmuesit kryesor Alvesh dhe Bushiç, që kanë qenë nga sezoni i kaluar dhe ata duhet të mbajnë mbi supe të gjithë përgjegjës­inë në skuadër. Merkato është e mbyllur tashmë dhe unë jam i gatshëm të filloj kampionati­n", deklaroi Duro. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania