Panorama Sport (Albania)

Italia i trembet Asensios, Bonuçi presion Spanjës

Mbrojtësi ndez ndeshjen me Spanjën: Do t'i mahnisim

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Heshtni të gjithë, po flet Leonardo Bonuçi! Mes Kombëtares, Juves dhe Milanit ka plot histori për të treguar. "Të rigjej shokët e një jete sërish përkrah meje, si Kielini, Barzalji e Bufon, më bën të lumtur. )horxho, Andrea dhe )hixhi do të mbeten përjetë miqtë e mi. Rrugët tona mund të jenë ndarë, por është një marrëdhëni­e 7vjeçare, në të njëjtën dhomë zhveshjeje, që kurrsesi nuk mund të na përçajë në kombëtare. Ata janë kampionë, të cilët më kanë ndihmuar që të rritem. Të mos jem stërvitur së bashku me ata, nuk është një problem, kur ka kaluar vetëm një muaj nga ndarja, sepse jemi një trio e konsolidua­r. Fundja, në Spanjë do të na duhet të jemi një skuadër e bashkuar, nëse duam që t'i hapim probleme Spanjës në Madrid. Do të jetë një aventurë e bukur, por edhe e rrezikshme. Duhet të japim më të mirën për të kërkuar fitoren, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Do të na duhet të bëjmë ndeshjen perfekte, sepse Spanja është shumë e fortë, ndonëse ne jemi gati për këtë betejë. Sigurisht që në këtë pikë të sezonit, forma atletike nuk mund të jetë e rëndësishm­e, por në ndeshje të tilla kupton se ajo të mungon për të arritur 100 përqindësh­in. Kjo Itali është një miks mes të rinjve dhe të vjetërve. Për të zeruar diferencën me Spanjën duhet të japim më të mirën tonë. Do të na nevojitet të vrapojmë, sakrificë dhe përulësi. Kemi dëshirën për të mahnitur të gjithë, prandaj kurrsesi nuk e nisim të humbur këtë duel". ELOZ E RAMOSIT Nëse ai është lideri i mbrojtjes së Kombëtares së Italisë, përballë, në të njëjtin pozicion, do të ketë një tjetër kampion si Serxho Ramos, të cilin Leonardo Bonuçi e vlerëson maksimalis­ht. "Për momentin është mbrojtësi më i mirë në botë, sepse këtë e konfirmon edhe vlerësimi i UEFA-s, pas fitores së Champions-it. Personalis­ht e vlerësoj shumë dhe do të jetë bukur që të kemi një duel në distancë së bashku. Shumë i ashpër? Unë di të them pikësëpari se është një lojtar i kompletuar. Ndërsa në lidhje me ashpërsinë e tij, unë besoj se ndërhyrje si ato janë pjesë e lojës, së çdo mbrojtësi. Gjithsesi, me Spanjën, ne kemi treguar se mund të luajmë si të barabartë. Nuk e di nëse ata na kanë frikë, por jam i sigurt se na respektojn­ë dhe nuk do të na nënvlerëso­nin kurrë. Ne jemi të vetëdijshë­m për vlerat tona dhe

jemi të bindur se do t'i vëmë shumë në vështirësi. Pa dyshim që, nëse arrijmë që të fitojmë në Madrid dhe më pas nuk arrijmë t'ia dalim në shtëpi me Izraelin, atëherë kualifikim­in do ta kemi shkelur vetë me këmbë. Por unë jam optimist, sepse në vitet e fundit kemi treguar se sfida të tilla na ekzaltojnë, nuk na frikësojnë. Pak a shumë si fitorja jonë 2-0 kundër Spanjës në Europian, apo edhe dueli me Gjermaninë, ndeshje të luajtura mjaft mirë nga ne, ndërsa të gjitha na llogarisni­n të humbur që në fillim". NGA JU JA TE MILANI Kur e sheh teksa flet, duket qartë se transferim­i me ngjyrat

kuqezi e ka qetësuar dhe i ka risjellë buzëqeshje­n Leonardo Bonuçit, me vetë mbrojtësin e Kombëtares së Italisë që e pranon këtë. "Për të bërë një lëvizje të tillë nevojitej jo vetëm kuraja, por duhet të vije në lojë edhe gjenitalet... Unë tregova se i kam të dyja dhe tani jam totalisht i përqendrua­r për të vënë në fushë të gjithë eksperienc­ën e akumuluar te Juventusi, në mënyrë që ta rikthejmë Milanin në nivelet që i takon. Ne, për momentin, jemi një grup i ri, ndoshta për disa edhe i vogël, që kërkojmë të tregojmë se jemi të mëdhenj dhe të pjekur. Fakti që më dhuruan edhe shiritin e kapitenit është

jo vetëm një nder, por edhe një motiv që më shtyn të jem gjithmonë i përqendrua­r. Nga Juventusi te Milani nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por unë e mora këtë vendim më i bindur se kurrë dhe tani jam i lumtur. Edhe në Torino isha i lumtur, por deri pak përpara fundit të sezonit, kur disa gjëra ndryshuan dhe unë kuptova se duhej të bëja një hap tjetër. Këtu kam gjetur qetësinë dhe stimujt që më nevojiten për të kërkuar që të ringrihemi dhe të fitojmë po aq shumë trofe, pse jo edhe diçka më shumë në Europë, siç bëra me Juventusin", përfundoi 30-vjeçari Leonardo Bonuçi.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nervozizmi në një duel mes Spanjës dhe Italisë
Moment nervozizmi në një duel mes Spanjës dhe Italisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania