Panorama Sport (Albania)

Hysaj “thumba” De Biazit: Do jemi ekip më sulmues

"Ëndërroj shiritin, tifozët shqiptarë s'na braktisin"

- GENTJAN ALINANI

Xhani De Biazi men donte gabim kur thoshte se Elseid Hysaj vjen i lodhur në Kombëtare për shkak se luan të gjitha ndeshjet me Napolin. Mbrojtësi kuqezi ka thënë se për një lojtar kjo është gjëja më e mirë. Në konferencë­n për shtyp përpara mediave, shkodrani vlerësoi rivalët dhe shprehu besimin për të marrë fitoret. Ai ka nuhatur se me Panuçin ekipi mund të jetë pak më shumë sulmues, ndërsa nuk e mohon faktin që një ditë ëndërron shiritin e kapitenit. Hysaj u bën thirrje tifozëve që të mos e braktisin Kombëtaren.

Cilën ndeshje konsideron­i më të vështirë nga këto që do të luajmë, Maqedoninë apo Lihtenshte­jnin? Kundër këtyre të fundit do të jetë edhe debutimi i trajnerit Panuçi, mos ndoshta kërkesa është më e lartë?

Duhet të fitojmë ndeshjen e parë kundër Lihtenshte­jnit sepse është shumë e rëndësishm­e. Pastaj duhet të mendojmë për Maqedoninë. Të gjithë e dinë që Maqedonia është më e fortë dhe me lojtarë më të përgatitur sesa Lihtenshte­jni, por futbolli është i çuditshëm dhe kurrë nuk dihet se si shkon ndeshja.

Një vit më parë, atmosfera ishte shumë ndryshe, ndërsa tani gjërat s'janë më njëlloj. Stadiumi pritet i boshatisur E ndieni përgjegjës­inë për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit?

Kjo puna e tifozëve... Unë mendoj se tifozët e Kombëtares duhet të vijnë gjithmonë për ta mbështetur ekipin, sepse nuk jemi skuadër kampionati që luan çdo javë, të shtunën apo të dielën. Ne vijmë për të përfaqësua­r Kombin, ashtu siç edhe ata vijnë për të mbështetur Kombin e tyre. Do të bëjnë mirë të na japin një dorë siç kanë bërë gjithmonë.

Si i prisni afrimet e reja në Kombëtare? Panuçi e ka nisur aventurën e tij duke grumbullua­r disa si Memolla, Balliu dhe Ahmedi. A janë lojtarë që mund t'ju vendosin pak në presion ju senatorët?

Çdo lojtar që vjen këtu vjen

për faktin se trajneri ka besim tek ata. Duhet të kenë kohën e tyre që të futen në mekanizmat e Kombëtares dhe të kuptojnë punën e trajnerit, pastaj do ta shohim më vonë nëse janë më të mirë.

Shumë pak kohë me trajnerin e ri Panuçi, por a keni arritur të kuptoni diçka nga mënyra se si do të luajë ekipi i tij? Më shumë në mbrojtje apo në sulm? Nga ndryshon nga De Biazi?

Çdo trajner ka mënyrën e tij të stërvitjes dhe të lojës. Besoj se do të ndryshojë diçka

në lidhje me ekipin dhe me lojën, por jo aq shumë sa mendojnë të gjithë. Të shohim të shtunën çfarë do të na kërkojë më shumë. Tani janë stërvitjet e para dhe po njihemi me njëri-tjetrin. Nuk di të them ndryshimet që ka Panuçi nga De Biazi. Duhet pak më shumë kohë për ta kuptuar trajnerin aktual.

Me De Biazin keni pasur një raport të shkëlqyer dhe kjo gjë është vënë re gjatë qëndrimit të tij në Kombëtare. A keni edhe të njëjtën marrëdhëni­e me

Panuçin?

Të gjithë trajnerët kanë marrëdhëni­e të mira me lojtarët e tyre. Panuçi është një trajner që di të kuptojë lojtarët e tij, momentet e duhura. Do të shkojmë mirë edhe me Panuçin.

De Biazi "ankohej" shpesh për faktin se ju i luanit të gjitha ndeshjet te Napoli dhe vinit disi i lodhur në Kombëtare. A do të vazhdojë e njëjta gjë edhe për këtë vit?

Nuk kam qenë asnjëherë i lodhur kur kam ardhur në

Kombëtare. Besoj se është shumë bukur që një lojtar t'i luajë të gjitha ndeshjet me ekipin e tij në kampionat dhe në Champions. Jam 23 vjeç dhe kam energji për t'i përballuar të gjitha, edhe për të ardhur në Kombëtare për të nderuar fanellën kuqezi.

Mavraj doli hapur duke shprehur dëshirën për të mbajtur shiritin e kapitenit në të ardhmen. Ju e keni provuar diçka të tillë edhe në Europian. Çfarë do të thotë?

Shiriti i kapitenit do të thotë shumë për një lojtar

sepse është një vlerësim i madh, por nuk është shumë e rëndësishm­e. Do të shoshim në të ardhmen kush do ta mbajë. Sigurisht që qejf kam të më bjerë edhe mua rasti, por s'jam lojtar që mendoj se shiriti i kapitenit do më ndryshojë jetën.

De Biazi "pëlqente" lojën mbrojtëse. Me Panuçin do të kemi ndonjë ndryshim?

Nuk e di. Deri tani jemi duke punuar për të kuptuar mënyrën e lojës, por do të jemi pak më sulmues. Po shohim që po bëjmë lëvizje për të dalë më përpara në fushë.

Prurjet e para të Panuçit duket sikur janë lojtarë ofensivë. Mendoni se trajneri po projekton të ardhmen për të luajtur në sulm?

Mendoj se trajneri po afron sulmues dhe lojtarë me tipare ofensive për të gjetur zëvendësue­sit dhe alternativ­at e atyre që janë në skuadër. Ne mbrojtësit jemi mirë dhe i kemi të gjitha rolet e dubluara. Skuadra është shumë e re dhe të gjithë po fillojmë të rritemi.

Mendoni se vija sulmuese e Maqedonisë me lojtarë si Pandev dhe Nestorovsk­i mund të jetë e rrezikshme?

E dimë që janë ekip i fortë në këtë repart, por ne duhet të bëjmë kujdes për të mbyllur hapësirat dhe linjat mbrojtëse.

 ??  ?? Hysaj gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp
Hysaj gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania