Panorama Sport (Albania)

Sadiku: Alioski e pranon se ne jemi më të fortë

"Kur t i shënojë Maqedonisë, të vijë të festojë me mua"

- GENTJAN ALINANI

Ende nuk e di nëse do të jetë në fushën e lojës për Lihtenshte­jnin, por sfidën me Maqedoninë nuk mund ta humbasë. Armando Sadikun e shqetëson gripi, por sulmuesi kuqezi ka besim se do t'ia dalë. Nuk mendon për rekordin e Bogdanit, por thotë se të gjitha ndeshjet i merr një nga një dhe bën më të mirën për të shënuar. Sadiku "sfidon" mikun e tij Alioski. "Eja të festojmë bashkë duke hedhur 'kripën', në rast se unë do t'i shënoj Maqedonisë", tha bomberi kuqezi në konferencë.

A jeni gati në 100% të formës suaj për ndeshjen e ardhshme kundër Lihtenshte­jnit?

Nuk kam dalë në stërvitje këto dy ditë, por besoj se deri ditën e shtunë (nesër) do të jem i gatshëm për trajnerin dhe për të luajtur.

Mendoni që Lihtenshte­jni mund t'i krijojë probleme Shqipërisë?

Në ditët e sotme nuk ka skuadra të vogla në futboll. Ne e provuam disa muaj më parë me Luksemburg­un. E morëm lehtë atë ndeshje dhe humbëm. Duhet me patjetër që të përgatitem­i për të marrë 3 pikët në këto ndeshje. Duhet të fitojmë ndaj Lihtenshte­jnit që të kemi entuziazëm në Maqedoni.

Ke kaluar pak vështirësi te Legia në fillim, por gjithsesi i ke shënuar golat. Në Kombëtare i ke shënuar golat në ndeshjet vendimtare, por ndoshta mendon që është më mirë të mos rrezikohes­h me Lihtenshte­jnin për të qenë sa më në formë kundër Maqedonisë?

Do ta shikoj se si do të ndihem ditën e ndeshjes. Kam folur me trajnerin dhe do të vendosim bashkë nëse do të luaj apo jo. Për sa i përket Legias, nuk mendoj se kam kaluar moment të vështirë unë personalis­ht, por e gjithë skuadra. Për 1 muaj e gjysmë kemi luajtur 15 ndeshje. Çdo tri ditë kemi luajtur dhe kemi kaluar moment pak të vështirë. Besoj se tani e kaluam dhe kemi marrë 3 fitore radhazi.

Aktualisht ju jeni lojtari me më shumë gola në ekipin Kombëtar. A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që mund të jeni golashënue­si më i mirë i historisë duke parakaluar Bogdanin?

Unë mundohem që të jap gjithmonë më të mirën time në Kombëtare dhe sulmuesi duhet të shënojë gola. Mundohem të jap më të mirën dhe të shënoj. Dua të vazhdoj me këtë ritëm dhe pastaj do të shoh nëse do ta thyej dot rekordin apo do të shënoj më pak. I marr ndeshjet njëra pas tjetrës.

Cili mund të jetë lojtari që mund t'ju zëvendësoj­ë nëse nuk ia dilni për ndeshjen me Lihtenshte­jnin?

Nuk e di. Janë zgjedhjet e trajnerit. Unë s'kam folur ende me atë për këtë çështje. Nuk e di fare kë mund të mendojë si opsion të dytë në vendin tim.

E mban dot Latifi përgjegjës­inë?

Mendoj që po. Është lojtar shumë i mirë dhe e ka treguar veten në ndeshjet e Ligës së Europës. Edhe ai mund ta bëjë shumë mirë sulmuesin.

Hysaj thotë se do të bëjmë

lojë sulmuese, por sulmuesit mungojnë...

Unë jam këtu. Jam gati. Jam ndier më mirë dhe nesër (sot) do të dal në stërvitje për të parë gjendjen time.

Në eliminator­et e para ju është dashur të luani i vetëm në sulm. Mendoni se është momenti që ekipi të luajë me dy sulmues?

Ajo varet nga ndeshjet dhe nga forca e rivalit. Ne jemi ende Kombëtare e vogël dhe prandaj bëjmë kujdes. Sigurisht që do të më pëlqente të luanim edhe me një sulmues tjetër, sepse do të ishte akoma edhe më e lehtë. Por edhe i vetëm besoj se e kam bërë mirë punën.

Si e parashikon­i ndeshjen me Maqedoninë? Ju i njihni mirë, madje Alioskin e keni shumë shok...

Ne jemi superiorë ndaj tyre dhe do të shkojmë për fitore. Ata e treguan që në zgjedhjen e stadiumit që patën frikë se mos mbushej plot me shqiptarë dhe prandaj e çuan ndeshjen në një stadium të vogël. E ndien frikën dhe ne do të shkojmë aty si një ekip i pjekur për të marrë fitoren. Alioskin e kam shok dhe flas shpesh me të, madje çdo ditë. I kam thënë që kur të shënoj golin në Maqedoni të vijë të festojmë bashkë duke "hedhur kripën". Bëjmë shaka me njëri- tjetrin. Ai e pranon që ne jemi më të fortë sesa ata.

Mos ndoshta është prepotencë fakti që thoni se jemi më të fortë nga Maqedonia, ndërkohë që na u desh pak fat për t'i mundur ata? Për më tepër që ndaj ekipeve të tjera Maqedonia ka qenë e pafat.

Ajo ishte ndeshje e çuditshme sepse ne shënuam shumë shpejt dhe po e menaxhonim, por një gabimi ynë solli golin e barazimit të tyre. Gjatë gjithë lojës ne e kishim nën kontroll. Besuam në 15 minuta dhe shënuam. Është një ekip me cilësi, por kam besim te grupi i lojtarëve tanë dhe do të shkojmë atje për të marrë fitoren.

 ??  ?? Sadiku dhe Alioski duke festuar bashkë kur luanin te Lugano
Sadiku dhe Alioski duke festuar bashkë kur luanin te Lugano
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania