Panorama Sport (Albania)

Shpresat thyhen në ‘frymën e fundit’

Bare shkakton penallti në minutën e 9' dhe Donely nuk gabon nga pika e bardhë

- ARMAND HALILI

Kombëtarja Shpresa nuk ka arritur të dalë me një rezultat pozitiv ndaj ndeshja që ka luajtur në Irlandën e Veriut edhe pse ka qenë shumë afër. Në takimin e vlefshëm për eliminator­et e kampionati­t Europian të vitit 2019, skuadra e Bushit ka bërë gjithçka mirë deri në minutën e 94' kur edhe Bare ka shkaktuar 11metërsh, që është kthyer në gol nga Donely. Me këtë rezultat, kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin vendin e dytë në grup.

NDESHJA - Pjesa e parë e takimit ka qenë shumë e rivalizuar nga të dyja skuadrat dhe është zhvilluar kryesisht në mesfushë. Të besuarit e trajnerit Bushi janë munduar që të mbajnë larg portës së tyre kundërshta­rin dhe ia kanë dalë. Por ata janë munduar të gjejnë edhe golin, duke shfrytëzua­r kundërsulm­in. Në minutën e 30' Ndoj provon me një goditje nga jashtë zone, por topi nuk është në kuadrat. Ndërsa 10 minuta më vonë, Durmishaj nuk do të shfrytëzoj­ë siç duhet një rast të pastër për gol, duke gabuar para portës së vendasve. Kundërpërg­jigjen venda-

sit me Smith që gjuan nga distanca, por nuk është i saktë dhe kjo pjesë mbyllet në barazim pa gola. Fraksioni i dytë i takimit do të jetë fotokopje i të parit, por miqtë do të sulmojnë më shumë. Megjithatë Bushi rrezikon dhe hedh në fushë Abazajn për t'i dhënë pak më shumë ritëm

kundërsulm­it. Por goli mungon në një ndeshje ku të dyja skuadrat tregohen shumë të kujdesshme dhe goditjet nga jashtë zone janë zgjidhja e vetme. Gjithçka dukej se do të përfundont­e në barazim, por në minutën e katërt dhe të fundit shtesë Bare do të shkaktojë një

ndërhyrje të parregullt ndaj Smith dhe kryesori i takimit akordon 11-metërsh, ndërsa lojtari kuqezi merr kartonin e dytë të verdhë. Donely nga pika e bardhë nuk gabon dhe mposht Selmanin, që deri në këto momente ishte kthyer në një barrierë për sulmuesit kundërshta­rë.

 ??  ?? Festimi i irlandezëv­e dhe hidhërimi kuqezi
Festimi i irlandezëv­e dhe hidhërimi kuqezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania