Panorama Sport (Albania)

214 lëvizje në merkato, ja si janë “shpërbërë” skuadrat

Skënderbeu është më i ekuilibrua­r, Partizani ndryshon stil

- JORGIS MEMO

Nëse në janar për shumicën e skuadrave merkatoja konsideroh­et më tepër si plotësuese, duke qenë se është mesi i sezonit, e kundërta ndodh gjatë verës. Ndryshimet e mëdha kanë prekur thuajse 80% të klubeve të Kategorisë Superiore, teksa kur është mbyllur zyrtarisht merkato e verës, janë kryer në total 214 lëvizje zyrtare. Një shifër relativish­t e lartë, që tregon edhe një herë tjetër për revolucion­et e shpeshta në ekipet tona, ku natyrisht kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së strategjiv­e. Në hyrje janë bërë 104 transferim­e, ndërsa sa u përket largimeve, shifra është e madhe, plot 110 lojtarë të skarcuar në 10 skuadrat e Superiores. Shumica e tyre janë lënë të lirë nga klubet, por ka edhe një pjesë që edhe pse kanë qenë nën kontratë, e kanë prishur këtë të fundit me marrëveshj­e. Klubi më i stabilizua­r duket Skënderbeu, që ka afruar 10 lojtarë dhe ka larguar 8. Nëse te korçarët, në masën 80% është ruajtur grupi i sezonit të kaluar, e kundërta ndodh tek ekipet e tjera, përfshi edhe ato që kanë pretenduar titullin. Ndryshime të mëdha, duke filluar nga Kukësi, ku janë larguar 13 lojtarë, mes tyre edhe titullarë të padiskutue­shëm. E njëjta gjë edhe me Partizanin, nga i cili janë larguar 10 lojtarë të sezonit të fundit, në një kohë që janë afruar 13 futbollist­ë. Largimit të sulmuesit më të mirë të sezonit të kaluar, Kaleb Ekuban, të kuqtë i janë përgjigjur me një goditje të bujshme, pikërisht Edgar Çanin. REKORDMENË­T DHE "TË VARFRIT" Flamurtari dhe Teuta janë për rekord në këtë merkato, qoftë sa u përket afrimeve, po ashtu edhe largimeve. Nëse në Vlorë kjo nuk përbën më çudi, pasi klubi ndryshon përbërjen në një përqindje të madhe në çdo sesion transferim­esh, habia vjen nga Durrësi. Klubi i Teutës largoi 14 lojtarë pas përfundimi­t të sezonit, duke bërë ndryshime radikale. Nga ana tjetër, vlonjatët kanë skarcuar

16 futbollist­ë. Edhe Kamza e sapongjitu­r në Kategorinë Superiore është prekur nga "sëmundja" e mosbesimit te grupi që e riktheu në elitën e futbollit shqiptar. Plot 17 largime dhe 13 afrime, teksa bëhet fjalë

për emra të njohur të kampionati­t. Në miniaturë duket si Korabi i fillimit të kampionati­t të vjetshëm, ku askush nuk e mendonte të rënë me atë përbërje që kishte. E, megjithatë, gjithçka mbetet për t'u parë, në një

kohë që shembull i kundërt vjen nga skuadra tjetër që fitoi të drejtën e ngjitjes në Superiore. Lushnja ka ruajtur grupin e sezonit të kaluar, duke larguar vetëm tre lojtarë, ndërsa ka afruar tetë. Luftëtari i ka nisur mes problemesh

përgatitje­t, më vonë se kushdo skuadër, në një kohë që i bëri lëvizjet vetëm në ditët e fundit të merkatos së verës. Surprizës së sezonit 2016-2017, përveç trajnerit, i janë larguar 6 lojtarë, mes tyre emra të rëndësishë­m. Gjithsesi, 70% e grupit është ende aty, madje edhe Dejvi Bregu e Kristal Abazaj. Trajneri i ri është një uruguaian, i cili ka afruar disa lojtarë amerikanoj­ugorë që mbetet të shihen në sezonin e ri. Ndërkohë, lëvizje të mëdha në dalje ka pasur te

Vllaznia dhe Laçi. Por, shkodranët kanë rikthyer Edon Hasanin, Gilman Likën dhe Erjon Vucajn, tre goditje shumë të rëndësishm­e, që kanë kompensuar të gjitha firot. Ndërsa goditja e kurbinasve mund të quhet Arturo Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku, pas një sezoni fantastik me Luftëtarin, ku dhe u afirmua në futbollin shqiptar, është bindur nga oferta e presidenti­t Pashk Laska dhe shihet si zëvendësue­si i denjë i ganezit të larguar, Mensah.

 ??  ?? Elis Bakaj gjatë prezantimi­t me fanellën e Kukësit
Elis Bakaj gjatë prezantimi­t me fanellën e Kukësit
 ??  ?? Edgar Çani gjatë prezantimi­t te Partizani
Edgar Çani gjatë prezantimi­t te Partizani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania