Panorama Sport (Albania)

Nga Pejiç te Salihi, largimi i bomberave

Ekuban shfrytëzoi Partizanin për kontratën e jetës në Angli

- JORGIS MEMO

Kategoria Superiore ka humbur bomb erat e sezonin të kaluar. "Unë e kam një çmim, nuk mund të pranoja ofertën qesharake që më bëri Gjici". Kështu u shpreh golashënue­si më i mirë i kampionati­t të fundit, Pero Pejiç, pasi zyrtarizoi largimin nga Kukësi. Presidenti i klubit kampion në fuqi i përgjysmoi rrogën dhe kroati nuk pranoi të rinovonte marrëveshj­en. Shënoi 28 gola në 35 ndeshje, një rendiment i jashtëzako­nshëm për një 34vjeçar. Megjithatë, sërish Pejiç mbeti në nivele të larta, madje në një kampionat shumë më të fortë se Kategoria Superiore. Sulmuesi firmosi për Sllaven Belupo, duke u rikthyer në Kroaci pas 11 vitesh. Tashmë ai është shok skuadre me ishmesfush­orin e Flamurtari­t, Bruno Telushi. Ndërkohë, pas dy sezonesh në Superiore, Hamdi Salihi tha "mjaft". Ndeshja në Kukës mërziti pas masë sulmuesin, i cili doli nga vetja, duke i grisur kartonin e kuq para fytyrës arbitrit Enea Jorgji. Ky i fundit, me vendimet e tij në sfidën KukësiSkën­derbeu, vulosi titullin kampion të sezonit të fundit. "Austria është gjithnjë një tokë e mbarë për mua", - deklaroi

shkodrani pak ditë më parë për "Panorama Sport", duke iu referuar startit mbresëlënë­s me Viener Neushtad, ku në 8 ndeshje ka shënuar 6 gola. Një tjetër sulmues që do t'i mungoj Superiores në sezonin e ri është Kaleb Ekuban. Zbulimi i madh i Partizanit kapi kontratën e jetës në Angli, teksa tashmë është bërë pjesë e klubit të njohur, Lids Junajtid. Në

Shqipëri erdhi si i huazuar nga Kievo dhe shumë shpejt bëri diferencën tek të kuqtë. "Në 20 vitet e fundit, e them me bindje të plotë, se është sulmuesi më i mirë i huaj që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri". Këtë e ka thënë ish-trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, i cili sot drejton Flamurtari­n. Ekuban i magjepsi të gjithë për një sezon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania