Panorama Sport (Albania)

Tirana e Skënderbeu bënë ‘bingo’, shitje rekord për Superioren

Klubet arkëtuan rreth 1.9 milionë € nga transferim­et

-

Superiorja ka ndryshuar shumë në pesë vitet e fundit. Jo vetëm që është rritur ndjeshëm interesi, por investimet tashmë kapin shifra të mëdha dhe të paimagjinu­eshme deri 10 vite më parë. Klubet po mundohen të ndërtojnë një sistem modern të funksionim­it duke marrë si model ekipet europiane. Merkato e verës që u mbyll dje, do të kujtohet gjatë pasi u thye rekordi i shumës që përfituan klubet shqiptare nga shitja e lojtarëve.

Latifi

Skënderbeu është tashmë klubi më efiçent në Shqipëri ku përveç arritjeve sportive ku ka siguruar sërish pjesëmarrj­en për herë të dytë në grupet e Ligës së Europës, shitjet e bujshme të lojtarëve po bëhen të zakonshme. Pas Bernard Berishës dhe Peter Olainkës një vit e gjysëm më parë, korçarët regjistrua­n një tjetër rekord këtë verë duke shitur Liridon Latifin te Pushkash Akademi në Hungari për 1 milionë euro. Shitja më e madhe nga Superiorja për këtë verë.

Tirana

Bardheblut­ë morën një goditje të fortë sportive në majin e kaluar kur për herë të parë në historinë e klubit, do të duhet të luajnë në Kategorinë e Parë. Por, Tirana bëri "bingo" përsa i përket financave. Bardheblut­ë shitën fillimisht Merveil te Getafe për 400 mijë euro dhe më pas Akua te Lask Linz për 250 mijë euro. Në total, Tirana arkëtoi 650 mijë euro nga shitja e dy afrikanëve të talentuar që shkëlqyen në kampionati­n e kaluar.

Partizani

Gjithashtu, edhe Partizani bëri një transferim të rëndësishë­m gjatë merkatos që lamë pas. Të kuqtë shitën Ylber Ramadanin te Velje në Danimarkë, operacion nga i cili përfituan 200 mijë euro. Një transferim i rëndësishë­m për Partizanin që ka bërë ndryshime rrënjësore për sezonin e ri. Rekordi

Në janar të 2016-ës, Skënderbeu shiti Peter Olainkën te Gent për 1.1 milionë euro dhe më pas Bernard Berishën te Anzhi për 600 mijë euro. Ky ishte rekordi i përfitimit të klubeve shqiptare nga shitja e lojtarëve. Por, gjithçka u thye këtë verë ku në total u arkëtuan 1 milionë e 850 mijë euro nga shitja e futbollist­ëve jashtë Shqipërisë. Skënderbeu përfitoi 1 milionë euro nga Latifi, Tirana 650 mijë euro nga shitja e Merveil dhe Akua. Ndërsa, Partizani arkëtoi 200 mijë euro nga transferim­i i Ylber Ramadanit te Velje në Danimarkë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania