Panorama Sport (Albania)

Lushnja gjen sulmuesit në miqësoren ndaj Luzit, shënon edhe Pepa

Katër gola Luzit, trajneri Bano u jep mundësinë të gjithëve

-

Lushnja e trajnerit Artan Bano është treguar e pakursyer ndaj Luzit duke e mposhtur 4-0 në miqësoren e luajtur dje në fushën e skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë. Te Luzi u vu re aktivizimi i shumë lojtarëve të ardhur në provë, ndërsa lushnjarët hodhën nga minuta e parë blerjet e merkatos së verës si Bejte, Gava dhe Shkullaku. Në pjesën e dytë patën hapësira dhe afrimet e tjera. Golat e takimit u shënuan nga Fatjon Sefa, Klejdis Branica, Brunild Pepa dhe mbrojtësi Franc Bufasi. Takimi nisi mirë për të dyja skuadrat, që minutat e para u munduan më tepër të vendosen mirë në fushë. Luzi provoi disa herë të rrezikojë portën e lushnjarëv­e me Çullhajin dhe O. Xekën, por pa rezultat. Me kalimin e minutave, "tredhëmbës­hi" i përbërë nga Branica, Sefa dhe Canka

dha shkëndijat e para në portën e vendësve. Në minutën e 18-të Branica hyn brenda zonës dhe stopon bukur një top të ardhur nga një krosim duke shënuar golin e avantazhit, me të djathtën e tij. Kaq mjaftoi që Lushnja të tregohej më aktivë në fushë. Lushnjarët shënojnë dhe golin e dytë me anë të Sefës në minutën e 26-të, që futet në brendësi të mbrojtësve vendas dhe sheh daljen e portierit dhe me një parabolë e dërgon topin në rrjetë. Në shifrat 2-0 mbyllet pjesa e parë. Me rifillimin e pjesës

së dytë, të dy trajnerët vendosën të aktivizojn­ë të gjithë lojtarët që kishin në dispozicio­n. Përpos rasteve për shënim nga dy ekipet, dy golat e tjerë të Lushnjës vijnë në fund të ndeshjes. Në këtë takim ka shënuar edhe sulmuesi Brunild Pepa, i cili në minutën e

85- të realizoi golin e tretë të ndeshjes. Tri minuta më pas Bufasi përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve të Luzit dhe shënon golin e katërt. Deri në fund nuk ka ndryshim rezultati dhe gjithçka përfundon me fitoren e thellë të Lushnjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania