Panorama Sport (Albania)

Teuta mposht Bylisin në miqësore dhe shpërdoron shumë para portës

Takimi u zhvillua në Kavajë, gjykuan dy arbitra të ndryshëm

-

Teuta ka dhënë dje një tjetër sinjal se do të jetë një "kockë e fortë" në sezonin e ri. Skuadra e trajnerit Gugash Magni ka fituar me rezultatin 3-1 miqësoren me Bylisin, takim i cili u zhvillua në stadiumin e Kavajës. Ky takim ka rishfaqur pas kaq vitesh në tribunën e stadiumit "Besa" dyshen e presidentë­ve dhe miqve të mirë, Hasenbelli­u i Teutës dhe Bizhdili i Besës. Takimi u gjykua nga dy arbitra të ndryshëm, ku në pjesën e parë kryesor ishte Klodian Shaini, ndërsa në të dytën Xhenald Rada. Teuta ka dominuar takimin, por siç e pranoi edhe vetë trajneri Magani pas ndeshjes, durrsakët shpërdorua­n mjaft raste shënimi përpara portës së skuadrës së trajnerit Devolli.

Ndeshja- Teuta e nisi takimin duke iu besuar kryesisht prurjeve të reja, ndërsa Bylisi është ende në fazën e kolaudimit për t'u përfaqësua­r sa më mirë në Kategorinë e Parë. Durrsakët që në minutat e para dëshmojnë epërsi duke detyruar Bylisin të mbrohej. Janë disa aksione model, që nisin nga mbrojtja me mbështetje­n e Beqajt, dirigjimin e Lenës dhe goditjet e Çyrbjes dhe Oneke Osemenes. Në minutën e tetë, kroati Dediç shfrytëzon një krosim dhe brenda zonës ballshiote godet dhe shënon golin e parë. Teuta vijon të sulmojë dhe kapiteni Lena në "E dominuam ndeshjen në pjesën e parë. Skuadra po konturohet si duhet. E presim me optimizmin e duhur kampionati­n e ri. Kemi edhe ndonjë gjë për të riparuar, sidomos fazën përmbyllës­e të aksioneve, që kanë të bëjnë me përmirësim­in e finalizime­ve. Teuta është një skuadër që prodhon shumë lojë, krijon raste pa fund, por duhet të rregullojm­ë shënjestrë­n. Një kompliment shkon edhe për Bylisin që tregoi vlera pozitive", u shpreh trajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes.

minutën e 15-të godet në hyrje të zonës, e këtë herë gabon portieri Xhorxheviç, i cili nuk zotëron topin. Bylisi mundohet të kundërsulm­ojë me Hyskon e Zisin, por mesfusha durrsake dhe dyshja e mbrojtjes Hrkaç- Shehi, ia ngushtojnë hapësirat.

Por në minutën e 31-të, Zisi i shkëputet mbulimit të mbrojtësit kroat dhe me një goditje të bukur e ngushton rezultatin në shifrat 2-1. Edhe pas golit të ballshiotë­ve vijon dominimi i durrsakëve, por pa shënuar. Pjesa e dytë nis me disa Golat: Dediç 8',77',Lena 15' / Zisi 31'

TEUTA: Moçka, Sundaj, A.Beqja, Shehi, Hrkaç, Lena, Hila, Dediç, Dosti, Çyrbja, Osemene. ( U aktivizuan: A. Shehaj, Shkalla, F. Beqja, Sykaj, Bilali, Vila, Lajthia, Cmajcanin, Lika, Latif).

Trajner: Gugash Magani BYLIS: Xhorxheviç, Ntepe, N. Hoxha, Shoshi, Samnda, Cukuka, Limaj, Luiz, Zisi, Hysko, Kolgega. ( U aktivizuan: Dramolli, K. Fejzaj, P. Fejzaj, Lutaj, Sina, Dhrami, Llambro, Buzi). Trajner: Bledar Devolli GJYQTARË: K.Shahini (pj.I), Xh.Rada (pj.II)/ A.Demiraku, M.Sadikaj (Durrës) Karton i verdhë: Hrkaç 24'

ndryshime te Teuta. Pavarësish­t kësaj, edhe stoli durrsak duket i fortë, madje superiorit­eti është më i madhe se në 45 minutat e para. Përpos dominimit në fushë, në pah del shpërdorim­i i rasteve për shënim nga ana e skuadrës së trajnerit Magani, pasi lojtarët duken sikur janë në garë, kush e kush të humbasë më shumë. Kjo gjë e nervozon shumë trajnerin Magani, ku u kujton lojtarëve se duhet të bëjnë detyrën edhe në miqësore. Gjithsesi, në minutën e 77-të Dediç shënon golin e tretë për Teutën në këtë takim, që ishte i dyti për kroatin ndaj Bylisit. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania