Panorama Sport (Albania)

Kamza bën "bingo", pas Kuqit merr edhe Stevan Raçiç

-

Drejtuesit e Kamzës e kanë me seriozitet­in më të lartë rikthimin në Kategorinë Superiore, pasi gjatë merkatos së verës kanë afruar shumë emra cilësorë. Kamzalinjt­ë kanë bërë "bingo" edhe në limitet e këtij procesi, ku pas mbrojtësit vlonjat, Taulant Kuqi, kanë arritur të finalizojn­ë edhe një nga preferenca­t e tyre, pikërisht, ishsulmues­in e Partizanit, Stevan Raçiç. Prej kohës qe përfolur për një akord mes Kamzës dhe sulmuesit serb, i cili pas martesës sikur u distancua dhe mendoi që këtë sezon të ishte pjesë e skuadrës së vendlindje­s së tij. Por kamzalinjt­ë kanë insistuar deri në fund, pasi e kanë bindur Raçiç që të kthehet në Superiore. Në pamundësi për të qenë prezent, mësohet se sulmuesi e ka firmosur në mënyrë elektronik­e marrëveshj­en me Kamzën, kontratë të cilën klubi do ta depozitojë në FSHF. Risia në përgatitje­t e djeshme të Kamzës ka qenë prezenca e qendërmbro­jtësit Taulant Kuqi, i cili në fillim të javës pati akord me Bylisn, por më pas devijoi për t'u vënë nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu. Aktualisht te Kamza janë edhe dy qendërmbro­jtës të huaj, Leonardo Da Silva Lelis dhe Ivan Fushtar, kështu që me ardhjen e vlonjatit ky repart është më i plotë. Taulant Kuqi tani është pjesë e Kamzës, pasi ai ka firmosur edhe kontratën njëvjeçare me drejtuesit e klubit. Përpos këtyre dy goditjeve të fundit, merkatoja e Kamzës mbetet e hapur deri në limitet e lejuara dhe shënjestra mbetet afrimi i sulmuesit Sebino Plaku, i cili ende mbetet pjesë e Skënderbeu­t, por që nuk shikohet si pjesë e korçarëve. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania