Panorama Sport (Albania)

Galili: Naser iku për çështje teknike, Emini do kthehet

-

Menaxheri i përgjithsh­ëm i klubit të Kukësit, Naim Halili, e quan të mbyllur merkaton me blerjen e Kërkotiç. Gjatë konferencë­s, ai foli për largimin e Naserit, por edhe për Eminin, ndërsa thekson se lojtari do rikthehet. "Me ardhjen e Miloshit, merkatoja jonë ka përfunduar. Kemi arritur të bëjmë disa përforcime, të cilat kanë qenë në harmoni dhe koherencë të plotë me trajnerin Milinkoviç. Ato kërkesa që ka pasur trajneri ne ia plotësuam, tani jemi gati për të nisur rrugën e vështirë, të gjatë dhe plot suksese. Ekipi është i kompletuar, tashmë ne presim dhe dëshirojmë të gjitha trofetë, që nga Superkupa, Kupa e Shqipërisë, kampionati, madje dhe Kupën Pavarësia apo çdo lloj kupe që të na dalë përpara. Dua të sqaroj se Kërkotiç nuk ka luajtur shumë me Dacian, sepse ata nuk e shlyen lojtarin dhe kishin disa mosmarrëve­shje. Për këtë shkak e dënuan duke e çuar për t'u stërvitur në ekipin B, ndaj në një sezon shënoi 14 gola dhe në atë pasardhës nuk luajti shumë. Çështja e largimit të Naserit është e tillë që ne kemi rënë dakord me lojtarin që mos të vazhdonim më kontratën, jo për shkak parash, por sepse ajo ishte zgjidhje teknike e trajnerit. Kështu që ramë dakord dhe me marrëveshj­e lojtari u largua, ndërsa sa i përket Eminit, ne kemi zbatuar të gjitha procedurat dhe shumë shpejt presim që të na jepet e drejta. Lojtari është nën kontratë dhe shumë shpejt do të rikthehet në skuadër. Nëse do aplikohen gjoba për të, kjo mbetet për t'u parë sepse është kompetenca e presidenti­t për ta bërë këtë", përfundoi Halili. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania