Panorama Sport (Albania)

Vecaj shkon te Dinamo e Zagrebit

Kaloi me sukses provën, klubet bien dakord që lojtari të firmosë kontratë 3-vjeçare

- ADMIR URUÇI

Uendi Vecaj drejt Kroacisë. Mes fushori i talentuar i Vllaznisë ka kaluar me sukses provën disaditore te Dinamo e Zagrebit dhe këta të fundit kanë bërë gati një kontratë 3-vjeçare për të. Pasi i eliminoi Skënderbeu dhe i la jashtë grupeve të Ligës së Europës, ata kanë vendosur që të "peshkojnë" pikërisht në Shqipëri. Gjatë pasdites së djeshme, klubet kanë rënë dakord për transferim­in e 20vjeçarit në kampionati­n kroat. Nuk dihen termat e kontratës, megjithatë e sigurt është që Vllaznia nuk do të mbetet pa gjë. Veç përftimeve që do të ketë lojtari, mendohet që edhe kuqeblutë të arkëtojnë parà, por detajet ende nuk janë bërë të ditura.

CUNGU - Armando Cungu i bën "skanerin" fazës përgatitor­e dhe merkatos. Trajneri, gjatë një bisede me "Panorama Sport", nuk e quan ende të mbyllur tregun e afrimeve, ndërsa dihet që mbetet në pritje të një mbrojtësi dhe një sulmuesi. "Përgatitje­t 9ditore në Berane mund të them Uendi Vecaj, mesfushori 20-vjeçar i Vllaznisë

se kanë shkuar shumë mirë. Jam i kënaqur me punën e djemve, pasi kanë reaguar më së miri. Pashë seriozitet dhe kjo është bazike gjatë fazës përgatitor­e", u shpreh fillimisht tekniku. Ai foli edhe për afrimet e deritanish­me. Cungu vlerëson blerjet, por thekson se nuk janë ende në

gjendjen optimale. "Afrimet e bëra në përgjithës­i janë pozitive. Por këta lojtarë ende nuk janë në 100% të mundësive të tyre. Kjo edhe për shkak të kohës së stërvitjes që nuk ka qenë e mjaftueshm­e. Gjithsesi, besoj se shumë shpejt do të jenë në formën e tyre optimale", theksoi ai. Pavarësish­t se nuk ka kohë të mjaftueshm­e për të bërë blerje të tjera, në Shkodër shpresojnë ende te ndonjë mrekulli e momentit të fundit. Trajneri është shprehur se momentalis­ht nuk ka asnjë emër konkret, por mbetet sërish i mendimit se ekipi ka edhe disa

reparte të pakompletu­ara. "Për momentin nuk mund të them asgjë, pasi nuk ka ndonjë emër konkret. Por dihet që ekipi ka nevojë të plotësohet edhe në disa pika të rëndësishm­e. Të shpresojmë, vetëm kjo na ka mbetur", përfundoi numri një i pankinës së kuqebluve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania