Panorama Sport (Albania)

Alvesh, mesazh Bushiçit pas kritikave: Kënaqësi të punosh me ty

Trajneri Duro pret gola, braziliani ofron garanci

-

Flamurtari, i gjithi me sytë nga sulmi. Në një kohë që trajneri Shpëtim Duro, por edhe tifozët, kërkojnë më shumë nga dyshja Alvesh-Bushiç, mendon vetë braziliani që të rikthejë qetësinë. Kritikat e shumta jo vetëm që i ka kuptuar, por i ka shoqëruar me një lloj garancie. Si për të dhënë fjalën se gjithçka do të shkojë mirë në sezonin e ri, sulmuesi, përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në "Facebook", ka shprehur kënaqësinë e tij që punon me kroatin Tomislav Bushiç. "Është kënaqësi të punosh me ty, miku im Bushiç", ka shkruar braziliani. Në njëfarë mënyre ky koment është edhe një përgjigje pozitive ndaj pritshmëri­ve, të cilat janë të shumta si ndaj Alvesh, ashtu edhe ndaj Bushiç.

ÇFARË THA DURO - Dy ditë më parë, trajneri Shpëtim Duro për "Panorama Sport" theksoi se kërkonte më shumë nga të dy sulmuesit, të cilët duhet të mbajnë përgjegjës­i mbi vete. "Natyrisht që jam kërkues ndaj Alveshit dhe Bushiçit, pasi janë e vetmja pjesë në skuadër që unë nuk kam prekur. Ata janë lojtarë që jo vetëm unë pres më shumë dhe presidenti, por edhe tifozët vlonjatë presin shumë prej tyre. Kjo sepse ata janë lojtarë me cilësi dhe prandaj besova tek ata, pasi kanë shanse që të japin më shumë. Kam pasur biseda edhe me sulmues të tjerë në merkato, por në fund nuk mora asnjë, pasi besoj tek ata që kam. Them se kam bërë çdo gjë mirë dhe që kjo të jetë pozitive", tha Duro.

VELIU PEZULL - Franc Veliu shqetëson trajnerin Shpëtim Duro. Mbrojtësi vlonjat pësoi një dëmtim në një seancë përgatitor­e në Veria të Greqisë, përpara

ndeshjes miqësore me Apollon Pontou. Burime pranë stafit teknik bëjnë me dije se lojtari dëmtoi tendinët e muskujve kuadriceps. Ai jo vetëm që nuk luajti në atë takim, por vazhdon që të jetë pushim, pasi nuk mund të ngarkohet në stërvitje. Veç

kontrollev­e rutinë, vlonjati iu nënshtrua edhe disa ekzaminime­ve të specializu­ara. Pasi morën diagnozën, stafi teknik në bashkëpuni­m me atë mjekësor kanë vendosur që Franc Veliu të jetë në pauzë pa afat deri në rikuperimi­n e plotë. Të gjitha gjasat janë që të mos jetë gati për ndeshjen e parë të kampionati­t, që do të luhet në transfertë me Skënderbeu­n. Në varësi të reagimit që ai do të ketë, do të vendoset se kur do të jetë gati mbrojtësi që të nisë stërvitjen dhe rrjedhimis­ht të jetë gati për stafin teknik. Ermal Sika

 ??  ?? Alvesh dhe Bushiç, gjatë seancës së djeshme stërvitore
Alvesh dhe Bushiç, gjatë seancës së djeshme stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania