Panorama Sport (Albania)

Luftëtari u beson të rinjve, firmosin edhe katër 20-vjeçarë

-

Merkatoja e Luftëtarit nuk është bazuar vetëm te lojtarët me CV të pasur, por edhe te të rinjtë. Pas Fakundo Nasif, Bruno Toledo, Fabricio Nunjez dhe Valdo Zeqaj, rishtas me klubin kanë nënshkruar katër të tjerë, të cilët janë të gjithë 20-vjeçarë. Bëhet fjalë për sulmuesin nga Liberia, Abu Kamara, mbrojtësit e ardhur nga Partizani e Sopoti, Stivian Janku dhe Mikel Hoxha, si dhe mesfushori­n e ardhur nga Elbasani, Arsen Kasa. Klubi tregon edhe një herë tjetër se kërkon të afirmojë në Superiore elementë të talentuar, ashtu siç bëri në sezonin e kaluar. Sakaq, futbollist­ët e Luftëtarit ditën e djeshme iu nënshtruan të gjitha analizave mjekësore. Afro 30 futbollist­ë që do të përfaqësoj­në fanellën e bluzinjve kanë kryer të gjitha analizat e nevojshme në spitalin "Omer Nishani". Mbetet ende e paqartë lista përfundimt­are e të federuarve, megjithatë pritet që mbrëmjen e sotme të gjitha dilemat të marrin fund. Klubi ka programuar dy miqësore brenda dy ditësh. Ekipi i drejtuar nga Fernandez do të masë forcat kundër Tomorit sot, ndërsa nesër me Bylisin. Të dyja këto sfida janë programuar për t'u zhvilluar në stadiumin "Gjirokastr­a".

KAPITENI - Orjad Beqiri vlerëson fazën përgatitor­e dhe thekson se ekipi është gati për startin. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport" kapiteni beson se sezoni i ri do të jetë edhe më i mirë se ai që lamë pas. "Kemi zhvilluar një fazë përgatitor­e shumë të mirë nën drejtimin e dy trajnerëve uruguaianë, Fernandez dhe Rubelo. Kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer gjatë kësaj periudhe në aspektin tekniko-taktik. Ndërsa në aspektin fizik kemi punuar po në mënyrë të shkëlqyer. Sezonin e fundit bëmë mirë dhe dëshmi për këtë është loja që ne bëmë, por edhe rezultatet. Por, të njëjtën gjë do të synojmë edhe këtë sezon. Objektivi ynë mbetet i njëjti, do të vazhdojmë projektin e nisur një vit më parë, por me shpresën që në fund të arrijmë edhe Europën. Drejtuesit e klubit kanë vepruar drejt në merkato, pasi kanë afruar lojtarë me eksperienc­ë dhe të rinj që premtojnë për të ardhmen", përfundoi qendërmbro­jtësi vlonjat. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania