Panorama Sport (Albania)

Morata: Ëndërroj një gol kundër Bufonit, gruaja tifo për Italinë

-

Një ditë nga sfida në "Bernabeu" kundër Italisë, numri 9 i Spanjës zbulon për "Sky Italia" emocionet me të cilat do ta përjetojë këtë ndeshje të veçantë për të, si një ish-juventin dhe i sapomartua­r me një italiane: "Aliçe më ka bërë të qartë që nuk do të bëjë tifo për mua. Do të jetë e vështirë, më duhet të zbraz mendimet nga koka dhe ndjenjat nga zemra". Spanjë-Itali nuk mund të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat për sulmuesin e Çelsit. Jo vetëm sepse në fushë do të luhet kualifikim­i për në Botërorin e ardhshëm. Por janë brenda edhe një miks emocionesh që do pështjello­jnë zemrën e mendimet e numrit 9 të Kontes. Veç karrierës së tij me Juventusin, të cilët do t'i ketë një pjesë të mirë kundërshta­rë, deri te gruaja e tij italiane, Aliçe Kampelo, me të cilën u martua më 17 qershor në Venecia. Një zemër e ndarë përgjysmë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ajo e Alvaros nesër në ish-shtëpinë e tij, "Santiago Bernabeu". "Për mua do të jetë një ndeshje e vështirë. Po përpiqem shumë që të zbraz kokën dhe zemrën, përndryshe do ta kem shumë të vështirë. Të luash kundër shokëve është shumë e vështirë. Kam shumë emocione dhe gjëja e vetme që më ndihmon në këto orë për t'i harruar disi është se po luajmë për një vend në Botëror. Pastaj ëndërroj t'i shënoj edhe një gol Bufonit", thotë ishtalenti i Realit. "Zgjedhja e gruas sime ishte shumë e qartë me mua: ajo më tha që është italiane dhe do të mbetet italiane edhe në 'Bernabeu' prandaj do refuzojë ta veshë fanellën time. Me shokët nuk kemi folur këto ditë. Dhe është hera e parë që nuk i telefonoj Barzaljit, Bonuçit, Kielinit dhe Bufonit. T'i shënoj një gol Xhixhit? Do të ishte një situatë e bukur, sepse lajmi do ishte që do t'i afroheshim portës së tij, çka nuk është e lehtë. Do të ishte një lloj ëndrre për mua, mbi të gjitha për historinë e tij. Nëse do të mundesha, përjashtua­r juventinët, Italisë do t'i hiqja tre lojtarë: Belotin, Imobilen dhe Verratin... Po kalojnë një formë të shkëlqyer, veçanërish­t dy sulmuesit". Në fund dhe një koment për transferim­in e ishshokut të skuadrës, Leonardo Bonuçi te Milani: "Zgjedhja e Bonuçit për të kaluar në Milano më surprizoi shumë. Askush nuk e priste, por e rëndësishm­e është që ai të jetë i lumtur".

TIAGO ALKANTARA - "Të luash kundër një mbrojtjeje me 5 lojtarë është e vështirë. Kur sulmojnë bëhet me 3, por kur mbrohen janë 5 apo 6. Ata janë të fortë, por ne kemi ardhur të përgatitur. Nuk mund të them më shumë, sepse kjo është një konferencë publike", tha mesfushori i Bajernit gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp.

KOKE- Në konferencë­n e Spanjës, ishte i pranishëm edhe mesfushori i Atletikos, Koke: "Duhet të përsërisim atë që bëmë në Itali, ku luajtëm shumë mirë. Italia ka lojtarë të mëdhenj. Ne duhet të kurojmë çdo detaj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania