Panorama Sport (Albania)

#ranca fut në panik %olan&ën

"pektakël i #ri$manit, %emarit dhe !bapesë, tulipanët shohin me dylbi &otërorin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas mungesës në Eu ropianin francez, Holanda "bie" pikërisht në Paris, një hap fals, i cili realisht mund të jetë komprometu­es edhe për një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2018, në Rusi. Supersfida e Grupit A, e cila vinte përballë Francën dhe Holandën ka përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme për portokalli­njtë, të cilët keqtrajtoh­en, 4-0 dhe me këtë rezultat rrëshqasin në vendin e katërt në grup, me tre pikë nga Suedia e vendit të dytë dhe 6 nga "gjelat" që kryesojnë. Ata që ngrenë alarmin në kampin e "tulipanëve" ishin Grizman, i cili dhuroi spektakël, shënoi dhe asistoi shokët e tij, Lemar realizoi një dopietë dhe Mbape vulosi shifrat finale, duke festuar në mënyrën më të mirë kontratën e tij faraonike me PSG-në. NDESHJA NË PARIS Holandës duket se i ka mbetur vetëm emri i madh, pasi tashmë as yjet si Shnajder e Roben nuk e ndihmojnë dot më, që të dalë nga bataku ku ndodhet. Përballë një France shumë të freskët dhe të mbushur me talente, shumë prej të cilëve të n\jerrë nga Monako si Sidibe, Lemar e më pas edhe Mbape, skuadra e Advokat duket shumë e plakur. Këtë e konfirmon Grizman, që në minutën e 14-të, kur pas një kombinimi me

Zhiru hyn në zonë dhe shkund rrjetën. Pjesa e parë sheh gjithmonë të zotët e shtëpisë, por edhe pse holandezët e mbyllin pjesën e parë vetëm me një gol të pësuar, në të dytën bëhen protagonis­të të dramës së tyre. Fillimisht, Strotman ndëshkohet me dy

të verdha brenda 6 minutash dhe kaq mjafton që skuadra të shthuret. Mes mesfushës dhe mbrojtjes ka hapësira kanonike, të frikshme, të cilat i shfrytëzoj­në më së miri francezët, të cilës mes minutës së 73-të dhe të 91-ës shënojnë tri herë. Lemar fillimisht lëshon

një predhë me të majtën dhe më pas realizon në rrëshqitje e sipër në zonë. Ndërsa Mbape mbyll takimin, nga brenda zonës. Në Grupin A, ra në sy edhe fitorja thuajse historike e Luksemburg­ut. Ata mposhtin Bjellorusi­në në shtëpinë e tyre me një gol të

Da Motas, një sukses që vlen sa një "trofe" për ta. BELGJIKA BËN GOLA Me talentet që ka pritej që me Gjibraltar­in të ishte një stërvitje luksi, edhe pse bëhej fjalë për një eliminator­e, por të shënosh 9 gola bën gjithmonë përshtypje. Belgjika diti të dëfrehet ndaj rivalëve modestë, me Lukakun që realizoi një tripletë, Meunier e Hazard me një dopietë festoi edhe Vitsel, por ai që zhbllokoi ndeshjen ishte autogoli i Ibrahimit, në minutën e 15-të. Kaq mjafton që Belgjika të ruajë e qetë kryesimin e saj në Grupin H, përpara Greqisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania