Panorama Sport (Albania)

Humels: Kundër mbrojtjes me tre, nuk jemi kompaktë

Mbrojtësi i kombëtares gjermane paralajmër­on skuadrën

-

Në momentet e fundit përpara nisjes së sfidës ndaj Çekisë, mbrojtësi i kombëtares gjermane, Mats Humels, u është përgjigjur pyetjeve nga gazetarët në konferencë­n për shtyp.

Si e keni pritur rikthimin në kombëtare?

E kam ndjekur me vëmendje Kupën e Konfederat­ave dhe kam mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e të rinjve. Megjithatë nuk kam qenë i lumtur për faktin që më duhej ta shihja nga shtëpia. Kam pritur me padurim të rikthehem sërish në skuadrën e kampionëve të botës dhe të jap maksimumin tim për të triumfuar si në vitin 2014.

Si e shihni këtë kompeticio­n?

Kjo është një fazë tepër e rëndësishm­e për të gjitha skuadrat. Besoj se për t'ia dalë mbanë në këtë fazë, duhet shumë përgatitje fizike dhe mendore, çka ne e kemi deri tani. Duam të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona dhe të triumfojmë në të dyja ndeshjet e radhës. Në momentin që do të bëhen ndarjet e Kupës së Botës në dhjetor, duam që të kemi shfaqur anën tonë më të mirë në fushë.

Çfarë sistemi shihni më të favorshëm për mbrojtjen?

Nuk kam preferenca, mendoj se trajneri është mjaft i qartë me këtë pjesë. Megjithatë, nuk mendoj se një mbrojtje treshe do të ishte kompakte.

Nëse e shohim mirë, kundërshta­rët luajnë shumë në sulm dhe për këtë na duhet një sistem sa më solid dhe i pashkëputs­hëm. Për mua nuk ka problem, jam mësuar me të gjitha sistemet

dhe di të jap maksimumin tim.

Çfarë mendimi keni për kundërshta­rët?

Kombëtarja çeke ka luajtur gjithnjë fuqishëm edhe pse humbi në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0. Nuk besoj se ndonjë skuadër është e thjeshtë në këtë fazë. Disa prej lojtarëve të kombëtares çeke i njohim nga Bundesliga. Logjikisht, duam të krijojmë një lojë, e cila të mos na krijojë probleme në vazhdimësi. Megjithatë mbetet për t'u parë se si do të shkojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania