Panorama Sport (Albania)

Lëv: Ndaj Çekisë, në sulm me më të mirët

"Draksler është gati, Hëvedes bëri mirë që shkoi te Juvja"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në prag të sfidës së parë eliminator­e ndaj Çekisë, e vlefshme për Kupën e Botës, tekniku i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë­n për shtyp të zhvilluar në Pragë.

Sa të rëndësishm­e i shihni këto ndeshje kualifikue­se?

Objektivi ynë është të dominojmë grupin tonë dhe të shfaqim performanc­ë sa më të mirë në të gjitha sfidat. Kemi kërkuar të marrim edhe lojtarë të rinj, pasi na ndihmojnë për t'u përmirësua­r në krahë dhe të krijojmë më tepër mundësira se në Europianin e 2016ës. Deri tani besoj se ua kemi arritur të dyja këtyre objektivav­e. Në Kupën e Konfederat­ave kemi shfaqur një paraqitje tepër të mirë dhe kemi përmbushur me sukses objektivat tona. Megjithatë tani jemi në eliminator­et e Kupës së Botës, çka e bën kompeticio­nin edhe më të fuqishëm.

Si i shihni rivalët në prag të sfidës?

Republika çeke është pa dyshim një nga skuadrat më të fuqishme në grupin tonë. Atyre u duhet të japin sa më shumë nga vetja që të arrijnë sa më lart. Në sfidën e sotme ata do të mundohen të shënojnë sa më shumë e të na vënë me shpatulla pas murit. Gjithnjë kanë luajtur mirë në kompeticio­ne të tilla dhe në 20 vitet e fundit kanë patur lojtarë të shkëlqyer në fushë. Gëzojmë respekt të madh për ta.

Sa i vështirë ju duket ky rrugëtim drejt Rusisë?

Askush nuk e ka vendin e sigurt në Kupën e Botës. Çdokush në skuadrën tonë po përpiqet të japë maksimumin në mënyrë që të arrijmë sa më lart. Ajo çka kërkoj unë si trajner i kësaj skuadre është që të gjithë lojtarët të bëhen kërkues ndaj vetes dhe të japin më shumë se kurrë në këtë rrugëtim. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë do të jetë një kompeticio­n shumë i vështirë. Asgjë nga e kaluara nuk është më e rëndësishm­e. Ajo çka vlen është sa përpiqemi tani për të arritur suksesin e radhës. Që prej Kupës së Konfederat­ave, rrethi është edhe më i gjerë, megjithatë vendimi final se cili do të luajë ose jo nuk mund të thuhet tani. Do më duhet të shoh në vazhdimësi si do të shkojnë gjërat. Çdo lojtar ka rolin e tij dhe peshën e tij në skuadër.

Si është gjendja e Julian Drakslerit?

Julian është ndier mjaft mirë në Paris. Ai tanimë është edhe më i përgatitur duke qenë se vjen nga një prej skuadrave më të mira në Europë. Ai është kthyer shumë shpejt në një sensacion dhe ka shënuar gola tepër të bukur. Situata pas blerjes së Nejmarit nuk është më e njëjta. Megjithatë ai nuk mund të luajë vetëm në krahë po edhe në qendër. Ai ka shumë vetëbesim dhe do t'ia dalë mbanë më së miri.

Si e shihni largimin e Hëvedes?

Jam tepër i lumtur për transferim­in e tij. Mendoj se Juvja është një skuadër, e cila ka arritur shumë në futboll. Shalke ishte përgatitur prej kohësh që do të luante pa të, ndaj tanimë i përket vetëm trajnerit të vendosë strategji të reja. Hëvedes ka qenë gjithnjë lojtar solid dhe ka shfaqur performanc­ë të shkëlqyer. Tashmë ai është një lojtar me shumë peshë edhe në kombëtaren tonë.

Kë mendoni të aktivizoni në sfidën e sotme?

Mats Humels, Toni Kros, Tomas Myler, Jonas Hektor, Xhoshua Kimish dhe Mesut Ozil do të luajnë. Në portë do të kemi Andre-Ter Shtegen, ndërsa në sulm kandidat është Timo Verner, megjithatë do të shohim edhe fazën e fundit stërvitore për ta vendosur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania