Panorama Sport (Albania)

Arsenali dështon ër Lemarin, Sançe ëndron

Anglia sërish mbretëresh­a e merkatos me 1. mld shpenzime

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Lemar tek Arsenali, Sançez te Siti, Rijad Mahrez, Deni Drinkuotër dhe Ros Barklej te Çelsi. Ishin emrat që mund të ishin mbyllur në ditën e fundit të merkatos në Angli, por që të gjitha dështuan. "Topçinjtë" bënë një ofertë historike në Britani, 92 milionë paund (100 milionë euro), e cila u pranua edhe nga Monako, por ishte e pamundur mbyllja në kohë e transferim­it të francezit në "Emirates". Arsen Venger e donte talentin, i cili shënoi edhe një dopietë në fitoren e Francës ndaj Holandës mbrëmë në Paris, për të zëvendësua­r Aleks Okslejd-Çembërlein­in, por pse jo edhe Aleksis Sançezin, në rast se Mançester Siti do të niste ofensivën finale. Dhe pikërisht dështimi i këtij operacioni, solli edhe sfumimin e Pep Guardiolës për të transferua­r sulmuesin kilian në "Etihad". Por "qytetarët" tentuan gjithçka. Dërguan edhe një skuadër me avokatë në Kili që në rast se Arsenali do të pranonte ofertën e tyre të fundit, 55 milionë paund plus 5 milionë bonuset, atëherë lojtari të kishte mundësi që të firmoste nga Kili. Telefonata­t e orëve të vona mes drejtuesve më të lartë të Sitit dhe Arsenalit dështuan dhe kiliani do të qëndrojë edhe në vitin e kontratës së tij në "Emirates", në rast se Venger nuk e bind që të rinovojë. Dita e fundit e Rijad Mahrezit në merkato mbetet një mister: sulmuesi i Leiçesteri­t la edhe grumbullim­in me Algjerinë

dhe u rikthye në Angli për t'u transferua­r drejt një destinacio­ni të mundshëm: Çelsi-Arsenal-Barcelona-Roma. Por në fund algjeriani nuk u shfaq askund dhe mbeti te "dhelprat". U përfol një akord me Çelsin, por në të vërtetë ishte gjithçka shumë larg mes palëve. Por

surprizën e mbrëmjes e bëri Ros Barklej: Çelsi dhe Evertoni arritën akordin për transferim­in e mesfushori­t për 30 milionë paund. Lojtari mbërriti në Londër, nisi vizitat mjekësore, por "Sky Sports" zbuloi se ai ndërroi mendje në çastet e fundit dhe u rikthye

në Liverpul. Menaxheri i tij thotë se nuk është e vërtetë që Barklej i nisi vizitat në "Cobham". Por Konte mund të ngushëlloh­et me transferim­in e Deni Drinkuotër­in në "Stamford Bridge". Çelsi bëri një ofertë të tretë prej 30 milionë eurosh te Leiçesteri për mesfushori­n pasi i ishte refuzuar ajo e 25 milionë paundëve. Deri në orën 01:00 pas mesnate Premier Liga e nuk e konfirmoi arritjen e akordit. Por "dhelprat" dorëzuan letrën e famshme të transferim­it dhe kërkuan kohë. 27-vjeçari kishte udhëtuar drejt Londrës dhe priste vetëm lejen e klubit për të kryer vizitat mjekësore. Shanset janë që ai të bëhet një lojtar i kampionëve, por kjo do të mësohet vetëm ditën e sotme. Me apo Drinkuotër­in, Premier Liga mbetet sërish mbretëresh­a e merkatos europiane. 20 klubet e elitës vendosën një tjetër rekord, me 1.3 miliardë paund të shpenzuara këtë verë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania