Panorama Sport (Albania)

Për Kutinjon vendoset sot, Juvja refuzoi 160 mln € për Dibalën

Mesfushori Andre Gomes u mbetet në derë katalanasv­e

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Spanja e ka spostuar për ditën e sotme mbylljen e merkatos së transferim­eve dhe ky është një lajm mjaft i mirë për skuadrën e Barcelonës. Klubi katalanas, dje nuk ka reshtur së kërkuari një marrëveshj­e me dy klube, Juventusin dhe Liverpulin, për të gjetur atë që shihet si pasardhësi i vërtetë i Nejmarit, i larguar tashmë për në radhët e PSG- së. Gjithsesi, lajmet e këqija kanë nisur që në mëngjes, teksa një telefonatë personale mes presidenti­t të Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe atij të Juventusit, Andrea Anjeli, ka përfunduar me falënderim­e të ndërsjella, por pa një akord. Spanjollët arritën që të ofrojnë jo pak, por 160 milionë euro për talentin argjentina­s, për të cilin kampionët e Italisë kanë rezistuar dhe nuk janë tunduar nga shifra marramendë­se. Dhe pas këtij refuzimi, sulmi ndërkohë për të bindur drejtuesit e Liverpulit ka vazhduar gjatë të gjithë mbrëmjes, ndërsa vetë Kutinjo ka qenë i impenjuar me Kombëtaren e Brazilit. Por nëse trajneri Jyrgen Klop ka vazhduar që të shtyjë prapa çdo ofertë nga katalanasi­t, drejtuesit e klubit spanjoll do të tentojnë që të bindin pronarët amerikanë, duke dërguar emisarë të tyre edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot janë 24 orët e fundit të merkatos në Spanjë, prandaj dhe të gjitha këto minuta do të kërkohen që të shfrytëzoh­en më së miri, për të arritur tek ai që është ideuar që në fillim edhe si pasardhësi më i denjë i Nejmarit. Për Kutinjon konfirmohe­t e njëjta ofertë e Dibalës: 160 milionë euro„

TEPROHET PËR GOMESIN

Një nga lojtarët që Barcelona ka dashur që të shesë në këtë merkato ka qenë mesfushori Andre Gomes. Pavarësish­t minutazhit të tij të vogël në Katalunjë, pretendime­t e kuqebluve kanë qenë të tepërta. Edhe dje paradite ata patën refuzuar një ofertë të Juventusit prej 33 milionë eurosh për kartonin e tij, duke këmbëngulu­r për 42 milionë, plus bonuse. Ndërkohë, pasditen e djeshme u punua gjatë edhe me klubin anglez të Totenhemit, për një huazim të mundshëm me të drejtë blerjeje, por pretendimi i Barcelonës ishte 5.5 milionë euro për huazimin, plus 40 milionë të tjera si detyrim blerjeje. Në këtë pikë, londinezët

kanë ndërprerë menjëherë bisedimet dhe Andre Gomes mbeti te Barcelona.

BOJAN KËRKIÇ

Pasi doli nga akademia e Barcelonës, Bojan Kërkiç kthehet në Spanjë. Sulmuesi spanjoll, i cili ka kaluar edhe në skuadra si Milani, Roma, Ajaksi

ishte pjesë e Stok Sitit në tri vitet e fundit (nga janari i sezonit të kaluar deri në maj luajti në Gjermani te Mainci), por nga dje ka pranuar që të transferoh­et tek ekipi i Alavesh. 27vjeçari është huazuar nga klubi anglez për një sezon, me të drejtë blerjeje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania