Panorama Sport (Albania)

Iniesta i hap dyert Juves: S'i dihet, Nejmari i rëndësishë­m sa Bonuçi

Spanjolli përpara supersfidë­s: Italia, bileta jonë e Botërorit

-

Në prag të ndeshjes me Italinë, Andres Iniesta ka folur në një konferencë për shtyp mbi takimin në fjalë, pa harruar të komentojë edhe merkaton. Profesori i "Furive të Kuqe" shpenzoi fjalë të ëmbla për kombëtaren "Axurre" ku shumicën e lojtarëve i ka përballur disa herë gjatë karrierës së tij. Iniesta deklaroi se: "Italia është një kombëtare që di ta mbajë topin edhe në momente të vështira pa humbur qetësinë. Do të kemi telashe nëse e nënvlerëso­jmë. Janë një ekip që duhen përballur me kujdes maksimal, pasi dinë të mbrohen dhe më pas të sulmojnë me efikasitet. Në dhjetë vitet e fundit kjo sfidë është shndërruar në një klasike të futbollit dhe ndeshja për kualifikue­set vlen shumë. Ashtu si Italia edhe në kërkojmë kualifikim­in direkt". Kur i kërkohet të veçojë disa nga yjet e skuadrës së Venturës, Iniesta nuk përpiqet të driblojë pyetjen, por përgjigjet me lehtësi: "Dikur admiroja Andrea Pirlon, ndërsa sot më vjen të them Insinje, Verrati, De Rosi dhe sigurisht Bufon. Përveç emrave Italia ka një forcë grupi për t'u admiruar". Për sa i përket merkatos mesfushori katalanas analizon me ftohtësi momentin duke bërë një krahasim disi të papritur për të pranishmit në sallën e konferenca­ve teksa shpjegon: "Merkato po zhvillohet me shifra gjithnjë në rritje. Nuk habitem nga largimet, më vjen keq sigurisht që Nejmar u largua pasi ai ishte thelbësor për lojën e Barcelonës, pak a shumë si Bonuçi për Juventusin."

Në fund një koment në fjalët e Iniestës e zuri edhe rinovimi i kontratës së tij me klubin blaugrana. 33-vjeçari nuk u duk aspak i shqetësuar dhe pranoi: "Përsa i përket transferim­it te Juventusi nuk i dihet. Dëshira ime është të qëndroj në Barcelonë. Me drejtuesit nuk kam folur ende për kontratën time, por dëshira ime është të qëndroj. Nuk mendoja kurrë se do të ndihesha kështu përpara një zgjedhjeje të tillë."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania