Panorama Sport (Albania)

Inter, Karamoh zyrtarisht zikaltër

Një goditje "alla Sabatini", vetëm 19 vjeç, mund të mbulojë gjithë sulmin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Optimizmi i Valter Sabatinit për Jan Karamoh ishte i justifikua­r. Gjatë orëve të para të ditës së djeshme, në fakt, Kaeni duket të ketë dhënë miratimin për transferim­in e talentit francez. Më pas, në mëngjes, sulmuesi i krahut zbarkoi në Milano: kreu vizitat mjekësore në klinikën "Humanitas", e në fund testet fizike në Federatë. Gjithçka e rregullt, me lojtarin që u nis drejt selisë zikaltër për të hedhur firmën në kontratën e re me Interin, në huazim dyvjeçar me detyrim blerjeje për 6 milionë euro.

GODITJE "ALLA SABATINI" - Mund të cilësohet me plotë gojën një goditje e stilit Sabatini, ajo që ka sjellë Jan Karamoh tek Interi. Akademia e Kaenit i ka dhuruar edhe një tjetër lojtar Serisë A, duke kujtuar Mbaje Niangun, (i cili kaloi dje nga Milani te Torino). Talenti me vitlindje 1998 ka mbyllur sezonin e tij të parë si profesioni­st, duke befasuar gjithë Ligën 1 franceze: tek ai kishin hedhur sytë edhe Fiorentina dhe Arsenali, por Interi është treguar më i vendosur. Te Kaeni ka luajtur me vazhdimësi, duke qenë i riu U-20 me më shumë paraqitje në gjithë kampionate­t kryesore të Europës, me plot 35. Për më shumë, me moshën e tij (18 vjeç e 4 muaj) ka qenë talenti më i ri që ka regjistrua­r një gol dhe një asist në një ndeshje të vetëm të Ligës

1 në dhjetë vitet e fundit.

"XHOL" PËR SULMIN - Për nga fiziku dhe teknika ngjason shumë me Mbaje Niangun, të cilin Milani ua mori pikërisht francezëve të Kaenit, në vitin 2011. Ka një fizik tepër interesant (185 centimetra), të cilit i bashkëngji­tet shpejtësia

dhe teknika e padiskutue­shme. Është i aftë të mbulojë disa role: "lind" si anësor sulmi dhe është efikas njëlloj si në të majtë ashtu edhe në të djathtë. Fiziku shtatlartë e lejon të luajë edhe në qendër të sulmit, me një mbrojtje të mirë të topit me shpinë nga porta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania