Panorama Sport (Albania)

Niang firmos me Torinon, Milani përfiton 20 milionë euro

Mbyllet "telenovela", francezi gjen sërish trajnerin Mihajloviç

-

Mbaje Niang ka përshëndet­ur Milanin: prej ditës së djeshme është zyrtarisht një lojtar i Torinos. Sulmi i fundit i Mihajloviç në ditën e mbylljes së merkatos, me francezin që më në fund do të veshë fanellën e shumë dëshiruar të ekipit "Granata". Marrëveshj­a është e mbyllur me shkëmbimin e dokumentev­e mes dy klubeve. Një tratativë që kushtoi 20 milionë euro në total, mes bazës së çmimit të lojtarit plus bonuseve të përfshira në kontratë. Një sforco e bërë nga presidenti i Torinos, Urbano Kairo, i cili për të plotësuar kështu dëshirën e trajnerit të tij ka arritur akordin me Fasonen dhe Mirabelin ( drejtuesit e merkatos së kuqezinjve). Zyrtarizim­i i transferim­it të lojtarit është bërë dje në orën 17:45.

MBYLLET "TELENOVELA" - Merr fund kështu telenovela dhe të gjithë kanë dalë të lumtur. Përpara të gjithëve Niangu, i cili dëshironte me çdo kusht të qëndronte në Itali dhe gjen sërish Sinisa Mihajloviç­in, trajnerin me të cilin është gjetur shumë mirë kur ky i fundit stërviste Milanin. U refuzua përfundimi­sht oferta e Spartakut të Moskës dhe francezi arriti qëllimin e tij. Tashmë Miha do të ketë në dispozicio­n një sulm "të frikshëm", me Belotin, Iago Falken, Ljajiçin dhe në fund Niangun. Të lumtur edhe në selinë e klubit kuqezi: Fasone e Mirabeli nuk kanë

bërë asnjë lëshim dhe në fund kanë arkëtuar 20 milionë euro. FJALËT E PARA - "Jam i lumtur që tashmë ndodhem te Torino, është realizuar ajo që shpresoja, falënderoj të gjithë për këtë. Kërkova me çdo kusht që të vishja këtë fanellë sepse e ndiej që të gjithë kanë besim tek unë dhe kjo është shumë e

rëndësishm­e. Fundja nuk është një sekret, me Mihajloviç­in kam një raport të shkëlqyer. Pres që të paraqitemi mirë në kampionat po ashtu edhe në Kupën e Italisë, objektivi është të arrij sa më lart me këtë fanellë", kanë qenë fjalët e para të Niangut për faqen zyrtare të Torinos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania