Panorama Sport (Albania)

Gjermania i falet Humelsit kundër Çekisë

Verner dhe Humels u falin triumfin kampionëve të botës

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Kombëtarja gjer mane ka arritur tri umfin e saj në sfidën eliminator­e për Kupën e Botës ndaj Republikës Çeke me rezultatin 1- 2. Tanimë skuadra e teknikut gjerman, Joakim Lëv, është një hap më pranë Botërorit të Rusisë. Që prej startit të ndeshjes, Timo Verner ka arritur në minutën e katërt të shënojë golin e tij të katërt për fanellën e kombëtares në shtatë sfida të luajtura, si dhe i ka siguruar kombëtares avantazhin e rëndësishë­m. Falë një asisti të dhënë nga Mesut Ozil, Verner është gjendur përballë portierit të skuadrës çeke duke shënuar. Edhe pse në disavantaz­h që prej startit të sfidës, skuadra çeke ka arritur të sulmojë vazhdimish­t kombëtaren gjermane duke shfaqur agresivite­t në stilin e tyre të lojës. Në minutën e gjashtëmbë­dhjetë, Jankto ka arritur të godasë nga distanca, por Ter Shtegen ka qenë mjaft i vëmendshëm duke shpëtuar portën gjermane. Megjithatë, mbrojtja e kampionëve të botës ka shfaqur mjaft probleme sa u përket hapësirave boshe. Në pjesën më të madhe të kohës, skuadra e teknikut Lëv ka arritur të zotërojë lojën, edhe pse ka pasur raste kur çekët kanë kërcënuar shpesh në mesfushë. Krmençik në minutën e 26-të, ka provuar sërish sikurse shoku i tij i skuadrës Jankto të godasë nga distanca, por topi nuk i është afruar kuadratit të portës së Shtegen. Në pjesën e dytë, edhe pse kombëtarja gjermane kishte më tepër kontroll të topit, ka qenë kombëtarja çeke që ka nisur vrullshëm në gjetjen e hapësirave të lira të kundërshta­rëve. Tekniku çek Jarolim kishte vendosur një mbrojtje edhe më të strukturua­r duke e furnizuar atë me lojtarë të rinj, për të pasur në fushë një skuadër sa më të freskët. Pas këtyre aktivizime­ve, kombëtarja gjermane ka pasur mjaft probleme sa i përket gjetjes së hapësirave boshe në mbrojtjen kundërshta­re. Skuadra e Lëvit është përpjekur të gjejë kuadratin e portës çeke, por nuk ia kanë dalë. Në minutën e 78-të, Darida ka goditur nga largësia duke gjetur kuadratin e portës së Ter Shtegenit dhe barazuar

rezultatin. Menjëherë pas këtij goli, çekët kanë shfaqur një lojë edhe më agresive në kërkim të atij të avantazhit. Për teknikun gjerman, Joakim Lëv, janë dashur zëvendësim­et për të qetësuar sadopak skuadrën e për t'i dhënë asaj mundësi të reja. Një prej të aktivizuar­ve ka

qenë edhe kapiteni i kombëtares në Kupën e Konfederat­ave, Julian Draksler, i cili, falë një pasimi mjaft të saktë të Toni Kros, nuk ka arritur ta godasë në portën kundërshta­re duke humbur një rast të pastër. Goli i avantazhit për kampionët e botës ka ardhur

vetëm në minutën e 88-të, kur pas një krosimi në zonë mbrojtësi Mats Humels ka siguruar avantazhin falë një goli me kokë. Minutat e fundit kanë qenë tepër të rrezikshme, edhe pse nuk mjaftuan për kombëtaren çeke për të bërë ndryshimin.

 ??  ??
 ??  ?? Humels feston golin e fitores ndaj Çekisë
Humels feston golin e fitores ndaj Çekisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania